Kompania angleze Vodafon prezantoi partneritetin ekskluziv me operatorin e tretė nė telefonininė e lėvisshme nė Maqedoni, VIP.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Nikolla Lushev theksoi se nga ky partneritet fitim më të madh do të kenë shfrytëzuesit e VIP-it për shkak se Vodafon në Maqedoni për herë të parë do të prezantojë prodhimin e ri BlackBerry. Përfaqësuesi i Vodafon-it Shtefan Vaill, theksoi se me hyrjen e kësaj kompanie në VIP, do të sigurohen shërbime të reja dhe më cilësore.
"Jemi krenar që jemi zgjedhur si pjesë e këtij partneriteti ekskluziv me Vodafon-in në Maqedoni. Kjo kompani është e njohur me standardet e larta dhe shërbime cilësore. Mund të them se kjo është dëshmi se rrjeti i VIP-iti plotëson të gjitha standardet e Vodafon-it", u shpreh Lushev
"Ky partneritet strategjik tregon se ne nuk do të hyjmë në tregun e telekomunikimeve në Maqedoni nëpërmjet kompanive të tjera dhe për këtë qëllim dhe puna jonë 100 % është përqendruar drejt operatorit VIP", nënvizoi përfaqësuesi i Vodafon-it Shtefan Vaill.
VIP për momentin posedon 8 % të tregut të telekomunikimeve në vend, ndërsa ka 136 mijë klientë. Drejtori i marketingut në VIP Mario Cvitkoviq deklaroi se operatori i tretë në telefoninë e lëvizshme bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafon-it, i cili për momentin ka 520 milion konsumatorë në botë, ndërsa vepron në 60 shtete.