E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani”
Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani”
Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani”
Historianėt thonė se me muaj tė tėrė nuk mund tė vendosin kontakte me pėrfaqėsues tė Institutit ndaj edhe dyshojnė nė ekzistencėn e tij.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë akuzon Institutin për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore “Pjetër Bogdani: për heshtje me rastin e shpërnguljes së shtëpisë së Nënë Terezës nga qendra e qytetit, ndërsa në po të njëjtin vend po ndërtohet një Kishë Ortodokse.

Kryetari për degën e Shkupit Besnik Rameti thotë se me muaj të tërë nuk mund të vendosin kontakte me përfaqësues të Institutit ndaj edhe dyshojnë në ekzistencën e tij.

“Pyesim: Vallë ky institucion vërtetë ekziston, apo është një nga ato që themelohen vetëm për t’u fotografuar politikanët? Çfarë punësh dhe aktivitetesh ka bërë deri tani ky institucion, duke ditur shkeljet që bëhen ndaj trashëgimisë së shqiptarëve? Cili është qëllimi i ekzistimit të tij, kur shoqatat, siç është kjo e historianëve e kanë të pamundur t’u paraqesin institucioneve dëshmitë e tyre për asgjësimin e trashëgimisë sonë?”, akuzoi historiani Besnik Rameti.

Por drejtoresha e Instituti për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore “Pjetër Bogdani” Mirushe Hoxha tha se Shoqata e Historianëve Shqiptarë asnjëherë nuk janë kërkuar takime. Institucioni që ajo drejton është duke vepruar. Për momentin po përpilohet monografia e Nënë Terezës, e cila do të zbardhte parregullsitë e mundshme mbi lokalitetin autentik të shtëpisë së saj.

“Derisa nuk publikohet një projekt, nuk kemi të drejtë të nxjerrim atë të drejtë autorësie në pah, të drejtën e autorësisë së autores së monografisë e Nënës Terezë, e cila jep bazën e mundësinë që më pas të veprohet në formë juridike ashtu siç duhet”, u përgjigj Mirushe Hoxha.

Historianët shqiptarë hedhin akuza mbi Institutin për mosreagim edhe ndaj kërkesës së tyre të vazhdueshme për mospërfshirje të arkeologëve shqiptarë në gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit dhe atë të Ohrit. Drejtoresha Hoxha thotë se nuk ndihet kompetente për veprimet e ndërmarra të ministrisë para nëntorit të kaluar kur edhe u hap Instituti.



Publikuar: 20.05.2008 23:41:18
Lexuar: 107 herė
Fjalėt kyēe: Historianėt, akuzojnė, institutin, Pjetėr, Bogdani,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Parku turistik i Antigonesė Parku turistik i Antigonesė
Ēabej, im at Ēabej, im at
Pėrgatitjet pėr festivalin “Zambaku i Prizrenit” janė nė pėrfundim e sipėr Pėrgatitjet pėr festivalin “Zambaku i Prizrenit” janė nė pėrfundim e sipėr
Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės
Homazh per Pucinin, instrumentiste te njohur sjellin veprat e tij ne skene Homazh per Pucinin, instrumentiste te njohur sjellin veprat e tij ne skene
Skėnderbeu, arti i tij i luftės sipas gjeneral Lufit Skėnderbeu, arti i tij i luftės sipas gjeneral Lufit
Falsifikimi i vitit 1943 Falsifikimi i vitit 1943
Nė fatkeqėsi gjeta rrugėn time Nė fatkeqėsi gjeta rrugėn time
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Themeli i shpirtit ėshtė kujtesa Themeli i shpirtit ėshtė kujtesa
Google Yahoo MSN