Shteti i sė drejtės nėnkupton sundimin e ligjeve nė shoqėri dhe respektimin e ligjeve nga institucionet dhe qytetarėt, si dhe qeverisjen e institucioneve nga ligjet dhe jo nga burokratėt qė gjenden nė ato institucione.
Shteti i së drejtës nënkupton sundimin e ligjeve në shoqëri dhe respektimin e ligjeve nga institucionet dhe qytetarët, si dhe qeverisjen e institucioneve nga ligjet dhe jo nga burokratët që gjenden në ato institucione.
1. Kosova si ish element konstituiv i RSFJ-ës ka një histori konstitucionale dhe institucionale. Me shpërbërjen e kësaj federate, Kosova në mënyrë kundërkushtetuese dhe në kundërshtim me rregullat e demokracisë dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare është okupuar nga Serbia.
2. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurimit të OKB-ës nxori Rezolutën 1244/99 me të cilën Rezolutë Kosova vihet nën administrimin ndërkombëtar dhe fillon procesi i transicionit demokratik dhe sot pas nëntë viteve Kosova ka përfunduar fazën e definimit të statusit politik.
3. Sikurse të gjitha shtetet e tjera demokratike që janë të ndërtuara sipas parimit të shtetit të së drejtës edhe Republika e Kosovës duhet të ndjekë këtë rrugë, ku tashmë e dimë se është edhe si kusht kryesor për integrim në institucionet me karakter ndërkombëtarë e sidomos në BE.
4. Të ndërtosh shtet të së drejtës do të thotë që së pari, të respektosh ligjet, këto ligje së pari duhet të respektohen nga institucionet e shtetit, pastaj nga qytetarët e atij shteti, pastaj të kesh institucione funksionale dhe demokratike, të kesh barazi të të gjithë qytetarëve para ligjit, të mos kesh diskriminim, të kesh depolitizim të shërbimeve publike, të kesh gjyqësi të pavarur, etj.
5. Kosova sot është duke u përballur me shumë sfida si p.sh. kalimi me sukses nëpër fazën e transicionit, nxjerrjen e legjislacionit të ri, plotësimin e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, decentralizimin, etj., por detyrë kryesore e institucioneve të Kosovës e në veçanti e Qeverisë duhet të jetë hartimi i planeve strategjike për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Duke patur parasysh se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, në Kosovë ndërtimi i shtetit të së drejtës në këtë drejtim është pak sa i vështirë, sepse e drejta në Kosovë në bazë të së cilës duhet të ndërtohet edhe shteti i së drejtës, përbëhet prej tri llojeve ligjesh: ligjet e aplikueshme, rregulloret e UNMIK-ut të cilat e kanë fuqinë e ligjit dhe ligjet e Kuvendit të Kosovës të cilat janë të pakta dhe nuk kanë mundësi të mbulojnë dhe rregullojnë në masë të nevojshme problemet shoqërore me të cilat ballafaqohet populli në Kosovë.
6. Ndërtimi i shtetit të së drejtës do të thotë: një supremacion dhe sundim i ligjit në shoqëri, çka nënkupton se përpos qytetarëve të cilët duhet respektuar ligjet dhe subordinuar para tyre, këtë pikërisht duhet ta bëjnë edhe pushtetet brenda shtetit e sidomos ato ekzekutive dhe administrative, ku në këtë mënyrë garantohen liritë dhe të drejtat e njeriut. Si element kryesor i shtetit të së drejtës është sundimit i ligjit, i cili duhet vijë në shprehje sidomos tek ne në këtë periudhë të vënies së themeleve për ndërtimin e shtetit të së drejtës, ku përmes sundimit të ligjit, respektimit dhe zbatimit të tij nga ana e institucioneve dhe këto institucione me dispozitat e ligjeve duhet të jenë të kufizuara në disa veprime të tyre dhe në disa procedura të tyre ku shpesh cenohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
7. Pas vënies së Kosovës nën administrimin ndërkombëtarë, në Kosovë instalohet një formë eksperimentale e qeverisjes, apo formë sui - generis e qeverisjes ku fillojnë të funksionojnë dy lloje të institucioneve, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kjo konsiston në atë se në këtë periudhë ka qenë shumë vështirë që Institucionet e Kosovës të përballën me sfidat e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe e njëjta gjë prap po e përcjellë dhe do ta përcjellë Kosovën edhe tash pas definimit të statusit politik. Kosova është duke u qeverisur sipas sistemit parlamentarë të qeverisjes (demokracia përfaqësuese), ku si element tjetër për ndërtimin e shtetit të së drejtës është edhe elementi tjetër, ai i ndarjes së pushteteve dhe kjo ndarje e pushteteve duhet të funksionojë në mënyrë që asnjë pushtet nuk duhet të ketë ndikim në pushtetin tjetër, si p.sh. pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur nga dy pushtetet tjera legjislativi dhe ekzekutivi dhe e kundërta.
8. Për të ndërtuar shtet të së drejtës, përpos respektimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre nga ana e institucioneve te shtetit dhe qytetarëve, "shteti i së drejtës" nënkupton qeverisjen e institucioneve nga ligjet, e jo qeverisjen e institucioneve nga burokratët të cilët gjenden në ato institucione.