E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
Disa sugjerime nė prag tė krijimit tė Agjensionit tė Kosovės tė Inteligjencies (AKI) qė kanė qenė tė nxitura nga kuluare tė ndryshme pėr pėrfshirjen e militantėve partiakė nė kėtė agjension e shndėrrojnė atė nė njė mjet tė zakonshėm pėr tė vazhduar kontrollin e partive politike ndaj resurseve ekonomike, sikundėr ka ndodhur gjatė kėtyre shtatė viteve.

Struktura të partive politike në Kosovë, pas lufte, kanë funksionuar si struktura paralegale të sigurisë dhe në rast se një strukturë militare nuk është legale ajo nuk është tjetër veçse krim i organizuar. Luftimi i krimit të organizuar ka ngelur sfida më e madhe për Kosovën dhe kjo është reflektuar edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.

Sfida më e madhe e vendeve të rajonit është treguar luftimi i strukturave të gangsterëve, të cilat gjatë kohës së mungesës së mbisundimit të ligjit kanë vendosur një kontroll paralel me atë të shtetit. Nuk ka ndonjë rast kur ky problem është zgjidhur thjesht me legalizimin e këtyre strukturave dhe me shndërrimin e tyre në struktura legale të sigurisë. Këto struktura i kanë shërbyer një partie apo një tjetër dhe si të tilla nuk do të plotësojnë kriterin kryesor që është paanshmëria dhe profesionalizmi në punën e vet.

Në mënyrë krejtësisht paradoksale ka pasur ide të dala nga “institutet” surrogate të partive për të përfshirë en-bloc, pa ndonjë periudhë tranzicionale, të strukturave që iu shërbyen partive e grupeve politike, në një institucion të inteligjencies. Ndarja e posteve hierarkike në AKI sipas fuqisë së partisë politike krijon bazat për një shërbim politik të përçarë që u raportojnë më parë bosëve të tyre politik dhe mbrojtjes së interesave të tyre politiko-ekonomike sesa sigurisë së përgjithshme të qytetarëve të Kosovës. Në këtë rast qytetarët e Kosovës do të ishin të pambrojtur nga ky shërbim i cili pastaj edhe në mënyrë ligjore do të kishte të drejtë t’i identifikonte “elementët kërcënues” për sigurinë e vendit, duke lënë hapësirë për t’u keqpërdorur kundër oponentëve politik. Kjo ka ndodhur në disa vende fqinje të Kosovës dhe në disa vende ish-komuniste. Nëse ky variant përkrahet nga ata që sot kujdesen për sigurinë në Kosovë, kjo është një dorëzim përpara krimit të organizuar dhe një ogur i keq për të ardhmen e sigurisë së Kosovës.

Ajo që momentalisht do të duhej të ndodhte, do të ishte një reflektim serioz i të gjithë atyre që kanë një vendim-marrje në këtë fushë. Deklarimi i kryeministrit Hashim Thaçi se do të jetë kriteri profesional ai kryesori mbi të cilin do të merren vendimet, nuk guxon të ngelet vetëm retorikë si shumica e deklarimeve të derisotshme. Partitë politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë në vend se të merreshin vesh për kënaqjen e interesave politike, do të duhej të merreshin vesh për një shërbim të inteligjencies që do t’i plotësonte nevojat e shoqërisë në tërësi për siguri dhe mbrojtje, dhe kjo arrihet vetëm me një shërbim jopartiak dhe profesional. Fundja një kërkesë e këtillë del edhe nga Pakoja e Ahtisaarit, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisë, Artikulli 4.

Kosova ka nevojë për siguri dhe për institucione të mbrojtjes profesionale dhe shërbimi i inteligjencies është më se i nevojshëm në këtë drejtim. Projektet e deritashme në këtë fushë kanë nxjerrë vlerësime në rrethe të mbyllura dhe të ndikuara fort nga grupet e interesit që kanë njëanshmëri në këtë fushë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht, nëse dëshirojmë të ndërtojmë një siguri të qëndrueshme në Kosovë.


Publikuar: 21.05.2008 00:00:10
Lexuar: 50 herė
Fjalėt kyēe: Tentimi, legalizuar, krimin, organizuar,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
130 vjet kriza financiare 130 vjet kriza financiare
Rishkrimi i Historisė? Rishkrimi i Historisė?
Shqiptari i Shkupit kryetarė komune nė Turqi Shqiptari i Shkupit kryetarė komune nė Turqi
A po manipulohet prapė me Kosovėn A po manipulohet prapė me Kosovėn
Politikat e gazsjellėsve, nė perspektivė Politikat e gazsjellėsve, nė perspektivė
Korrupsioni “tri oferta” Korrupsioni “tri oferta”
Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare Luani, shenjė e kujtesės sonė kombėtare
Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it
Kujt i pėrket shkolla? Kujt i pėrket shkolla?
Obama dhe Ballkani Obama dhe Ballkani
Google Yahoo MSN