E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Energjetika, Nepravishta: Ramė dakord me FMN e BB, nuk do tė ketė rritje ēmimi
Energjetika, Nepravishta: Ramė dakord me FMN e BB, nuk do tė ketė rritje ēmimi
Energjetika, Nepravishta: Ramė dakord me FMN e BB, nuk do tė ketė rritje ēmimi
FMN dhe BB kanė sjellė nė njė pėrfundim tė pėrbashkėt, “KESH duhet tė reformohet, dhe mbi tė gjitha tė pėrmirėsojė performancėn e tij financiare.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka deklaruar se nuk do të ketë më rritje të çmimit të energjisë. Konfrontimet me FMN dhe BB kanë sjellë në një përfundim të përbashkët, “KESH duhet të reformohet, dhe mbi të gjitha të përmirësojë performancën e tij financiare.

Në raportin e publikuar nga Enti, Nepravishta theksoi se viti 2007, dhe fillimi i 2008-ës paraqesin vështirësi të mëdha pasi me prodhimin dhe importin e energjisë Shqipëria nuk mund të plotësojë nevojat për energji elektrike.

Përsa i përket vitit të kaluar Nepravishta vlerësoi se pavarësisht mundësive të mëdha financiare për të importuar energji, sigurimi i kësaj të fundit nuk ka qenë i mundur. Mesatarisht, kufizimi i energjisë elektrike ka qenë 3.5 orë, ndërkohë që humbjet në rrjet vlerësohen rreth 80 mln euro. Sipas Nepravishtës, një kilovat energji elektrike i humbur i kushton ekonomisë shqiptare dhe vetë sistemit energjetik, 1.1 euro.

Nepravishta: Shqipëri-Kosovë,një sistem transmetimi

Nga ana tjetër, Nepravishta theksoi se Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë të njëjtin rritje transmetimi të energjisë elektrike.

ipas kreut të Korporatës Energjetike, Gjergj Bojaxhi, deri në fund të këtij viti do të bëhet e mundur pisja me matësa të energjisë elektrike.

Konsumi i energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar ka qenë rreth 2.5 % më i ulët se mesatarja e 5 viteve të mëparshme, në një kohë që prodhimi i energjisë ka kapur nivelet më të ulëta historike, ato të 2.9 mln kilovat orëve.

Ruli: Do të integrojmë energjinë me Kosovën

Që prej shumë kohësh, është aluduar se Shqipëria dhe Kosova duhet të integrojnë rrjetet e tyre energjetike në mënyrë që të përfitojnë energji të bollshme dhe me kosto të ulët. Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, z. Genc Ruli, deklaroi edhe një herë dje para ca ditesh gjatë takimit me katër ministra të Kosovës, se Shqipëria po përgatitet të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni me Kosovën dhe se prodhimi i energjisë me hidrocentrale në Shqipëri do të balancohet më së miri me prodhimin me termocentrale në Kosovë.

“Ministri Ruli dhe homologia e tij, Shiroka, e kanë vënë theksin tek bashkëpunimi në fushën e energjisë. Të dy ministrat kanë vërejtur se sistemi elektroenergjitik shqiptar dhe ai kosovar janë shumë komplementare”, - thuhet në një njoftim zyrtar.

Megjithëse teorikisht bashkëpunimi është i leverdishëm dhe i mundshëm, nga pikëpamja ekonomike, duket se të dy vendet janë shumë larg kësaj dhe se kapacitetet e tyre financiare janë shumë të dobëta.

Shqipëria mund të rrisë prodhimin me 60% me kapacitetet ekzistuese në rast se gjen burim të sigurt energjie dhe termocentralet e qymyrit në Kosovë duket se janë burimi më i afërt. Por tani për tani, të dy vendet janë importuese neto të energjisë elektrike, ndërsa Shqipëria ka dëshmuar se nuk është e aftë të programojë zhvillim të sigurt dhe të shpejtë të këtij sektori.

Kosova ka pak kapacitete prodhuese dhe i ka shumë të amortizuara. Sipas analizave të KEK, vendit i nevojiten 1.5 miliardë euro investime urgjente vetëm për të mbajtur në këmbë sistemin aktual. Vetëm pak ditë më parë, një defekt në termocentralin Kosova B, përgjysmoi prodhimin e energjisë elektrike e për pasojë, shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme në furnizim.

Sipas specialistëve shqiptarë, dy janë rrugët kryesore në përmirësimin e situatës. Përfundimi i TEC-ve dhe linjat e interkonjeksionit, së bashku me ndërtimin e linjave që sjellin gaz. Ata thonë se linja e interkonjeksionit Elbasan-Tiranë-Vau i Dejës, që do jetë e dyfishtë, do të ketë degëzimet e saj me Podgoricën dhe Prishtinën dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e kostove për blerjen e energjisë nga vendi ynë.




Publikuar: 21.05.2008 00:19:03
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Energjetika, FMN, rritje, ēmimi,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Ēmimi i naftės 122 dollarė Ēmimi i naftės 122 dollarė
Dollari njė javė humbje Dollari njė javė humbje
6 milionė euro korrupsion, rastet dėrgohen nė prokurori 6 milionė euro korrupsion, rastet dėrgohen nė prokurori
Banka: Ēmimet do vazhdojnė tė rriten Banka: Ēmimet do vazhdojnė tė rriten
Arrihet marrėveshje fillestare pėr ēmimin e rrushit Arrihet marrėveshje fillestare pėr ēmimin e rrushit
USAID organizon ndarjen e shpėrblimeve USAID organizon ndarjen e shpėrblimeve
Mėrgimtarėt nga Maqedonia tė goditur nga kriza ekonomike nė Slloveni Mėrgimtarėt nga Maqedonia tė goditur nga kriza ekonomike nė Slloveni
Rriten tė ardhurat nga emigrantėt nė 1 miliardė euro Rriten tė ardhurat nga emigrantėt nė 1 miliardė euro
Maqedoninė e kanė vizituar 170 kompani, por asnjėra nuk ka investuar Maqedoninė e kanė vizituar 170 kompani, por asnjėra nuk ka investuar
Ekonomia gjendet para kolapsit Ekonomia gjendet para kolapsit
Google Yahoo MSN