Edhe pse shtatzėnė me dy binjakė, aktorja Angelina Jolie do tė jetė e pranishme nė hitin e fundit tė saj dramatik, respektivisht nė premierėn e filmit "Changeling" ku ajo luan rolin e njė nėnė qė e humb fėmijėn e saj.
Regjia e këtij filmi është bërë nga regjisori Clint Eastwood dhe është një tregim i vërtetë për një grua të Los Angeles e cila i reziston policëve të korruptuar dhe fillon një rrugë të gjatë për ta gjetur birin e saj të humbur në vitin 1928.
"Ta humbas fëmijën: Nuk mund të imagjinoj diçka më të keqe, veçanërisht kur nuk e dimë fatin e atij fëmije", i ka thënë Jolie gazetareve. Premiera e "Changeling" do të jepet zyrtarisht në festivalin e Cannes të martën në mbrëmje.