E ardhmja e mbrojtėsit tė Bregut tė Fildishtė, Kolo Toure, ėshtė vėnė nė pikėpyetje, pėr shkak se ai ėshtė hidhėruar me favorizimin qė i bėn Arsene Wenger, mbrojtėsit tjetėr tė topēinjve, William Gallas.
Toure, i cili fiton 3.3 milionë euro në vit, planifikon tua bëjë të qartë drejtuesve të klubit, se nuk dëshiron të qëndrojë më poshtë se Gallas, i cili merr 5 milionë euro në vit.
Së bashku me yjet tjerë të Arsenalit, ai beson se mungesa e lidershipit të Gallas, ka qenë shkak i kolapsit të tyre në garën për titullin e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.
Tashmë ai dëshiron të sigurohet nga menaxheri i Wengerit, që kontributi i tij të vlerësohet.