Kampioni aktual i Premierligės, Manchester United dhe nėnkampioni, Chelsea, do tė ndeshet sot pėrballė njėri tjetrit, nė njė takim historik, nė finalen e Ligės sė Kampioneve, ku pėr herė tė parė arrijnė dy ekipe angleze, finale e cila do tė luhet nė Moskė.
Vendi
Përballja për trofeun më të rëndësishëm evropian, do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki të Moskës, ku ekzistojnë shqetësime në lidhje me cilësinë e fushës ku do të luhet ndeshja.
Koha
Sipërfaqja e fushës është përshkruar si zhgënjyese, jo e sheshtë dhe duke qenë se ndeshja është vonë (sipas orës në Rusi) ajo mund të mbarojë deri pas orës një pas mesnate, sipas orës lokale.
Mesfushori i Cheleat, Frank Lampard ka thënë se fillimi i vonë i ndeshjes do të çojë në një ditë pak më të gjatë, ndërsa mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, ka bërë shaka duke thënë se nuk përbënte ndonjë ndryshim edhe nëse ndeshja do të luhej në orën katër të mëngjesit.
Statistikat
Manchester United ka triumfuar dy herë në këtë garë, në vitin 1968 dhe 1999, ndërsa për Chelsean kjo është hera e parë që arrin në finale.
Kjo finale përkon me 50 vjetorin e aksidentit ajror (1958), ku humbën jetën 23 vetë, mes tyre edhe 8 lojtarë të Man United, gjatë udhëtimit për në Munich. Dhjetë vite pas këtij aksidenti, Manchesteri triumfoi në këtë garë, duke fituar 4-1 ndaj Benficas. Ekipi i Manchesterit shpreson që ta përkujtojë jubileun e kësaj ngjarje duke marrë sërish trofeun e fitores.
Përgatitjet
Pas arritjes në Moskë ditën e hënë, të dyja ekipet janë stërvitur dhe përveç Ashley Cole që pësoi një dëmtimi pas një sfide të bërë nga Makelele, të dyja ekipet duket se janë në formë të mirë për finalen që do të luhet përpara 69,500 tifozëve në stadiumin Luzhniki dhe një audience televizive prej miliona teleshikuesish.