E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Lindi nė Vlorė mė 1923, nė njė familje tė njohur pėr tradita atdhetare. Babai i tij Myqeremi ka hyrė nė histori si luftėtar e atdhetar qė nga lufta ēlirimtare e 1920-ės. Ventigjari kreu shkollėn e mesme nė Metz tė Francės dhe shkollėn e lartė pėr Inxhinieri Ndėrtimi e vazhdoi nė Itali, por nuk e mbaroi. Mė 1946 u dėnua me 30 vjet burg, nga tė cilat vuajti 10 vjet. Tėrė jetėn e kaloi nė vuajtje si punėtor. Ka lėnė shumė dorėshkrime me vlerė historike. Vdiq nė vitin 1999.

Mizerja e burgut ku kryheshin nevoja personale në grup

Lindi në Vlorë më 1923, në një familje të njohur për tradita atdhetare. Babai i tij Myqeremi ka hyrë në histori si luftëtar e atdhetar që nga lufta çlirimtare e 1920-ës. Ventigjari kreu shkollën e mesme në Metz të Francës dhe shkollën e lartë për Inxhinieri Ndërtimi e vazhdoi në Itali, por nuk e mbaroi. Më 1946 u dënua me 30 vjet burg, nga të cilat vuajti 10 vjet. Tërë jetën e kaloi në vuajtje si punëtor. Ka lënë shumë dorëshkrime me vlerë historike. Vdiq në vitin 1999.

I mallkuari Beden

Ishte i ndërtuar me baraka. Shtylla druri të ngulura në tokë dhe veshje me rrogoza në faqet anësore; ndërsa mbulesa ishte bërë me llamarinat e fuçive të ndryshme të bitumit. Gjatësia e barakave varionte nga 40 m deri në 60 m. Një rrugicë e ngushtë rreth 80 centimetra shërbente për kalim. Në të dy anët e kësaj rrugice ishin ndërtuar dy kate dysheme në të gjithë gjatësinë e barakës dhe që shërbenin si krevate për të fjetur. Lartësia ndërmjet këtyre dyshemeve ishte e atillë sa që nuk mund të ngriheshe në këmbë sepse goditje kokën në dyshemenë e sipërme ose në llamarinat e mbulesës. Në muajt e asaj vere, ato llamarina nxeheshin aq shumë sikur të ishin një furrë e vërtetë. Nevojat personale kryheshin mbi një gropë të hapur prapa një barake. Mbi këtë gropë ishin hedhur disa dërrasa të veçuara, rreth dy metra larg njëra nga tjetra. Duhej një kujdes i madh kur shkoje mbi to, sepse lëkundeshin dhe ishin gjithmonë të lagura nga urina.

Sikur të shkisje, bije drejt e në fekale ku dukeshin miliarda krimba me bisht që ushqeheshin atje. Ishte një pamje që të kallte krupën.
Fillimisht ndihej një farë turpi kur kryeje nevojat personale hapur, në prani të shumë vetave, dhe shumë të burgosur merrnin me vete ç të gjenin, ndonjë copë letre ose rrecke për ta mbajtur para pjesëve intime. Me kalimin e kohës, uria, lodhja deri në palcë, dobësimi fizik ekstrem, rrahjet e policëve, bënë që edhe ky turp të mos ndihej më. Asgjë nuk të bënte më përshtypje, vuajtja ua ndryshoi natyrën njerëzve. Pak nga pak u krijua një farë bindjeje se aty na kishin sjellë për të vdekur, kështu që nuk kishte më kuptim të turpëroheshim. A ndjejnë turp kufomat? Bile, ndodhte që të bëhej muhabet me njëri-tjetrin duke kryer nevojën, ashtu normalisht pa bërë përshtypje. Aty shikoje se si u varej lëkura nga dobësia njerëzve, sidomos atyre në moshë pak a shumë të kaluar, lëkura e tyre ishte më pak elastike, ndërsa tek të rinjtë ky fenomen nuk ndodhte, edhe kur arritën të bëhen kockë e lëkurë...

Bedri Çoku

Lindi në Fier më 1949. Bedri Çoku së bashku me dy vëllezërit e tij, Esatin dhe Çaushin si dhe me babanë e tyre Azem Çokun kanë bërë gati një shekull burg, nga Burreli në Spaç, nga Qafë-Bari nëpër kampet e ndryshme të punës të shpërndara nëpër gjithë Shqipërinë. Në vitin 1973, gjatë revoltës së të burgosurve në Spaç, Bedriu ngriti flamurin kombëtar, të cilit i qe hequr ylli komunist. Ridënohet dhe vazhdon kalvarin e vuajtjeve deri në ditët e fundit të regjimit. Mbas rënies së diktaturës, Bedriu Çoku, mbas një “shkolle të gjatë” eksperiencash të hidhura, por të vlefshme, fillon të studiojë ligjin dhe arrin të mbarojë Fakultetin Juridik. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, ka botuar dhe tregimet e veta të shkruara në burg.

Fragmente nga tregimi "GRUAJA E NJË TË BURGOSURI"

Hyra në vorbullën e kësaj ngjarjeje fare rastësisht. E them këtë sepse, po të mos isha kthyer në WC-në e qytetit, s do ta kisha gjetur letrën, e cila u bë shkak që të ndiqja nga mbrapa burrin e botës për të mësuar cili ishte dhe ku banonte ai. Ja çfarë përmbajtje kishte letra:
Nadire, do të habitesh nga kjo letër, pa emër, pa datë. S ka gjë, merre pa u shqetësuar, me guxim!… Do të shohësh se prapa kësaj letre shtrihet një dorë e ngrohtë, miqësore, paçka se është pak e rreshkur dhe e ashpër, ama, është dorë burri... Kam për të të thënë diçka shumë të rëndësishme nga miku yt i hershëm, njeriu më i dashur i viteve të rinisë sate. Amanetin, thotë populli, s e tret dheu. Përsa të njoh nga bisedat me mikun tim të shtrenjtë, njëkohësisht bashkëshorti yt, kam bindje se cilësitë e tua morale, vlerat shpirtërore, me siguri në këtë rast, do të ringjallen edhe një herë në vlerat e tyre të vërteta. Të lutem Nadire, më jep mundësinë që të çoj në vend amanetin e shokut, mikut tim të çmuar!
Pres me padurim takimin me ty
Të fala vëllazërore”

Letrën e gjeta poshtë WC-së, palosur katër herë. E lexova dhe u turra menjëherë prapa njeriut që më pat liruar vendin (fatmirësisht fizionominë e tij e kisha ende para syve). Sa mund të ecë njeriu për dy-tre minuta. Ai kishte veshur pallto të madhe, gri, me arna në të dy bërrylat… edhe kapelen ashtu e kishte, gri, por me strehë të madhe… Dhe, kur e arrita, e pashë nga afër, s m u duk më i moshuar se rreth nja dyzetepesëvjeç, ndonëse mustaqet e mbushura i kishte pothuajse tërësisht të thinjura. Ai ecte rëndë, por hapin e hidhte të sigurtë. Fytyra e tij më ngjalli një lloj respekti mistik, ngaqë ishte tepër serioz. Që në vështrimin e parë, ndjeva simpati. Se ç kishte një mënyrë të vështruari, sikur asgjë dhe asnjeri s i ngjallte interes, sikur ndërmjet tij dhe gjithësisë ekzistonte një lidhje, e cila fillonte qysh nga fillimi i lëvizjes së parë dhe të çonte në përjetësi. M u mbërthyen gjunjët kur, ai, papritur, u kthye një çast nga unë, m u afrua dhe kaloi përngjit meje, si një shpirt-hije…

Astrit Delvina

Ka lindur në Delvinë më 1920 në një familje patriotësh. Studioi në Bolonjë të Italisë për mjekësi, por pasioni i tij i vërtetë ishte të shkruarit. E arrestojnë për herë të parë kur punonte si gazetar dhe i konfiskojnë romanet “Sykuqi”, ku goditej Sigurimi i Shtetit, dhe “Bijtë e Tantalit”. E arrestojnë përsëri, mbasi qe liruar dhe akuzohet për një roman tjetër me titull “Edhe varreza nuk ka qetësi”. Përfundon në burgun e Spaçit. Pas burgut e çojnë në internim, në Myzeqe. Vdiq në Tiranë më 1990. Janë botuar deri tani disa romane të tij si “Ëndrra me ngjyra” dhe “Globi në rrjetë”. Vepra të tjera të autorit kanë mbetur ende vetëm si dorëshkrime të shpërndara nëpër shokë, ndërsa një pjesë e tyre duhet të ndodhet dhe në arkivin e Policisë Sekrete.

Beqir Ajazi

Arti nuk duhet të bëhetllustraxhiu i politikës
Lindi në Tiranë, më 1920. Studimet i kreu në Liceun e Korçës. Qysh në rininë e hershme u bë luftëtar për liri dhe demokraci. Beqir Ajazi është një prej të burgosurve të parë politikë në Shqipërinë komuniste. Ai u arrestua më 21 nëntor të vitit 1944 dhe u dënua me 30 vjet burg, prej të cilëve vuajti gjithsej 15 vjet në kampe e në burgje të ndryshme si dhe, më pas, 10 vjet i kaloi në internime. Beqiri, gjithashtu, është një prej pjesëmarrësve në Kongresin e Legalitetit të zhvilluar në Herr të Tiranës, më 1943. Ka botuar shkrime publicistike qysh para vitit 1944 dhe, mbas rënies së diktaturës, i është rikthyer përsëri këtyre shkrimeve. Këto vitet e fundit ka botuar librat: “Nga Shkaba me kurorë tek drapëri me çekan” dhe “Në internim”.

“O JU QË HYNI KËTU, BRAKTISENI ÇDO SHPRES˔
“Quamqu animus neminisse horret luctu refugit, icipiam…”
VIRGILI

Dita e 21 nëntorit 1944, ishte dhe mbetet për mua një rastësi e çuditshme. Më bën të hy në mendime të thella, po atëherë nuk kisha as mend e as përvojë nga jeta……Aty ku na rrasën si bagëti, ishte një mizerje e vërtetë, një skëterrë e braktisur dhe e lënë në një pocaqi të pazakontë. Të burgosurit ordinerë sapo kishin dalë së andejmi dhe të 17 robërit gjermanë që kishin qenë aty, i kishin nxjerrë pak më parë, duke i rrasur në një kaush të vogël aty pranë banjave.
Ne, që sapo kishim ardhur nga Shënpali, bëheshim afro 300 vetë… Numri i të burgosurve shtohej nga minuta në minutë, në sajë të zellit të spiunëve pa para, që gëlonin atë kohë në Tiranë.

Kjo kategori njerëzish, të cilët forca centrifugale e shoqërisë i kishte flakur nga rrethi i vet sepse, duke qenë të pa kurrfarë njerëzie, ata ishin krimbur në borxhe dhe ndër vese, u shkonin pas partizanëve dhe, me qëllim që të krijonin për veten e tyre njëfarë besimi te këta të porsaardhur, sikur gjoja ishin luftëtarë të terrenit të brendshëm, kallëzonin këdo. Dhe partizanët hynin, kështu nëpër shtëpitë e botës, i përlanin njerëzit si bagëti dhe vinin e i rrasnin në burg... Para se t i rrasnin të gjithë në një kaush robërit gjermanë, e kishin pasur tërë burgun në dispozicion dhe, që mund të ngroheshin sadopak në atë çimento lakuriqe, pa kurrfarë shtrese e mbulese, ata digjnin ç të gjenin, si kartona e copa katramaje. Kështu, të gjithë muret e kaushave ishin nxirë e bërë posi fundi i kusisë...

Fragment nga romani "GLOBI NE RRJETE"

- Unë nuk besoj se bota do të shpëtojë nga një ideologji.
- Ideologjia e drejtë është drejtim dhe shtytje për veprim – m u përgjigj ai pa më lënë të vazhdoj më tutje.
- Jo të gjitha drejtimet dhe veprimet çojnë gjithmonë atje ku duhet. Materializmi dialektik është e vetmja filozofi e aftë të udhëheqë dhe të parashikojë ecurinë e dukurive.
- E vetmja, e vetmja – u përgjigja. Ç është ky absolutizëm i një rryme filozofike që pretendon të jetë çelësi unik i miliona problemeve të ndryshme që janë dhe që do të vinë?
- Ashtu ë? – pyeti me ironi dhe zemërim Faredini dhe që atë ditë rrinte ftohët me mua.

Ora 20.30
Ngrihem ngadalë dhe përgatis çajin. Mendo si unë që të të kem shok, ose po nuk mendove si unë ose si ne, ti nuk je në rregull. Pi çaj dhe me bien në mend fjalët e Faredinit i cili u bë i madh me pozitë dhe pas ca kohësh u flak tutje si tradhtar i idesë që kishte përqafuar me aq zell. Kishte dale, si i thonë, nga binarët, u akuzua si oportunist, revisionist, dhe në art si modernist. Ky ishte shoku i shkollës që më thoshte vazhdimisht kur takohej me mua, se arti është i partishëm dhe duhet t i shërbejë ideologjisë dhe politikës. Dhe unë i thoja: - Ka kush i shërben ideologjisë, artin lëreni rehat. Arti nuk duhet të bëhet llustraxhiu i politikës dhe i ideologjisë. Nëse ideologjia, ta zëmë, është e përsosur (a ka të tillë vallë në një botë ku ato që nuk dihen janë si oqean, dhe ato që dihen janë si një pikë uji), atëherë ç nevojë ka ajo të ndikohet nga arti? Do të ishte njësoj si t i shtonim makinës një rrotë të pestë ose si t i shtonim diçka një skulpture të përsosur. Nëse ideologjia është e mangët, a duhet vallë arti t i plotësojë mangësitë e tij dhe nëse ai e bën këtë, a është kjo një etikë e shëndoshë. Vetëm shkenca është filli i Arianës në labirintet e jetës...


Publikuar: 21.05.2008 04:46:49
Lexuar: 133 herė
Fjalėt kyēe: Deshmite, gjalla, torturat, burgje, mizerja,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Do t’i them Bushit sesa afėr ėshtė Shqipėria me Greqinė Do t’i them Bushit sesa afėr ėshtė Shqipėria me Greqinė
Shkelqimi dhe renia e Shkelqimi dhe renia e "oxhaqeve"
Meyer: Ali Pasha, Bajroni dhe grekėt Meyer: Ali Pasha, Bajroni dhe grekėt
“Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn” “Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn”
Gazetari qė jeton nė Romė Gazetari qė jeton nė Romė
Si ranė nė duart e shqiptarėve kodet sekrete tė agjentėve britanikė Si ranė nė duart e shqiptarėve kodet sekrete tė agjentėve britanikė
Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki
Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte
Shkodėr 1990: Rikthimi i fesė 23 vjet pas ndalimit Shkodėr 1990: Rikthimi i fesė 23 vjet pas ndalimit
Google Yahoo MSN