E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Qeveria e Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e 21-tė, drejtuar nga Hashim Thaēi, ka miratuar njė pako prej gjashtė projektligjesh, tė cilat dalin nga Propozimi Gjithėpėrfshirės i Presidentit Martti Ahtisaari pėr Statusin e Kosovės.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga Hashim Thaçi, ka miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Martti Ahtisaari për Statusin e Kosovës. Në mesin e këtyre projektligjeve është edhe ai për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, neni 2 i të cilit thotë shumë qartë se Republika e Kosovës do të ketë 11 festa zyrtare, por nuk përmend asnjë festë kombëtare, e për rrjedhojë as 28 nëntorin (Ditën e Flamurit). Në anën tjetër, Hashim Thaçi, në prononcimin e tij për media pas miratimit të këtyre projektligjeve nga Qeveria e Kosovës, deklaroi se Kosova “ka festat shtetërore, por respekton edhe festat kombëtare”.

ǒështë e vërteta, sikur Qeveria e Kosovës të respektonte festat kombëtare, atëherë, 28 Nëntorin do ta kishte futur në mesin e festave zyrtare, mirëpo, me këtë projektligj, Qeveria e Kosovës dëshmoi se nuk e respekton 28 Nëntorin (Ditën e Flamurit). Dhe, jo vetëm kaq, sepse, sikundër dihet, 28 nëntori përveç që është Dita e Flamurit, është edhe paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, në varrimin e mësuesit Halil Geci, patën bërë publike daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Për më shumë, 28 nëntori është edhe ditëlindja e heroit kombëtar Adem Jashari.

Dorën në zemër, në bazë të konventave ndërkombëtare, secili njeri ka të drejtë që ta ndërrojë përkatësinë kombëtare. Edhe Hashim Thaçi është njeri, prandaj edhe Hashimi Thaçi ka të drejtë ta ndërrojë përkatësinë kombëtare, por në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë t’ua imponoj ndërrimin e përkatësisë kombëtare mbi dy milionë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu, Hashim Thaçi ka të drejtë të tërhiqet nga qëndrimet e tij të mëparshme “nuk e jap flamurin për shtet”, por, të paktën, të bëhet pakëz korrekt dhe t’i tregojë arsyet për këtë tërheqje ‘taktike’.

Nuk ka asnjë dilemë që krejt kjo do të bëhet edhe më e padurueshme kur këto projektligje do të procedohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim. Aty do të përballemi me hipokrizi të disa deputetëve, që do ta kundërshtojnë këtë projektligj, por në fund do të votojnë në favor të tij. Kujtojeni për një çast Hydajet Hysenin që tërë kohën thotë se është për bashkim kombëtar dhe që e kundërshton Kushtetutën e Kosovës, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që në fund, po i njëjti njeri votoi në favor të Kushtetutës së Kosovës.

Po ashtu, është neveritës fakti që përfaqësuesit e Shoqatave të Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së – që dikur i digjnin flamujt e Ibrahim Rugovës – nuk po reagojnë, por vetëm po thonë se 28 nëntori duhet të figurojë si festë kombëtare. Kaq. Në të vërtetë, përfaqësuesit e këtyre shoqatave nuk i përfaqësojnë interesat e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Ata nuk janë asgjë më shumë se vegla të Hashim Thaçit.

Mbi të gjitha, është e sëkëlldisëse deklarata e Murat Jasharit, përfaqësues i Familjes Jashari, që beson në thellësinë e analizave të krerëve të Qeverisë së Kosovës dhe në arsyeshmërinë e vendimit për heqjen e 28 nëntorit si festë zyrtare. Duket se racionalizimi që Murat Jashari po i bën vendimit të turpshëm të Qeverisë së Kosovës, ka të bëjë, mes tjerash, edhe me ambicien e tij për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Ombudspersonit. Në fakt, kjo deklaratë e Murat Jasharit më kujtoi fushatimin tërësisht emocional e të paarsyeshëm që Murat Jashari bënte në favor të mbetjes së Arsim Bajramit në krye të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (Arsim Bajrami më vonë do të jetë mentor i magjistraturës së Murat Jasharit).

Sidoqoftë, krejt për fund duhet thënë se, kjo që po bën Hashim Thaçi quhet shkombëtarizim. Në realitet, ai po na tregon qartë se ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Kjo do të thotë që është mirë ta ndalim që në fillim. Më vonë do të jetë shumë vonë.


Publikuar: 21.05.2008 23:45:39
Lexuar: 43 herė
Fjalėt kyēe: Ben, Thaci, quhet, shkombetarizim, statusin, Kosoves,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Liderė dhe menaxherė Liderė dhe menaxherė
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
A ka fytyrė e vėrteta...? A ka fytyrė e vėrteta...?
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Feja dhe shqiptaria nė ditėt e sotme Feja dhe shqiptaria nė ditėt e sotme
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Google Yahoo MSN