Ja ku na vjen edhe njė lajm i freskėt nga jeta private e kėngėtares simpatike Rovena Stefa. Nė fakt pėr jetėn e saj artistike ne kemi vazhdimisht lajme, pasi Rovena ėshtė njė nga kėngėtaret me axhendėn mė tė ngjeshur.Pak kohė mė parė u fol pėr ndarjen e Rovenės nga ish i dashuri i saj, i cili ishte nga Maqedonia por nuk kishte lidhje me artin.
Pas kësaj ndarjeje, kaluan disa muaj dhe asnjë informacion për jetën private të Rovenës edhe pse një ide e kishim se nëse do të lidhej mund të ishte përsëri një djalë nga Kosova apo Maqedonia, vende ku ajo rri më shumë pasi atje edhe kërkohet më shumë.Ndërsa tani burime të sigurta na tregojnë se, Rovena ka dy muaj që është lidhur me një djalë 28-vjeçar, shumë simpatik i cili ka qenë ushtar i UÇK-së.
Ai ka luftuar gjatë kohës kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, ndërsa tani nuk është më ushtarak. Momentalisht ai punon si këshilltar afër një politikani shumë të njohur kosovar dhe ndër të tjetra është një figurë e njohur nga kosovarët.
Ja pra Rovena edhe kësaj radhe me të vërtetë nuk u lidh me një artist, por mesa duket edhe ai është i njohur njëlloj si Rovena por në një fushë tjetër.Edhe pse lidhja ka dy muaj që ka filluar, duket se për çiftin gjithçka po shkon më së miri. Të shohim se si do të ecë kjo lidhje dhe sapo të kemi një fotografi të çiftit do ta botojmë për kënaqësinë e të gjithë atyre fansave, që duan të dinë sa më shumë për Rovenën.