Menaxheri i Mancheser United, Sir Alex Ferguson, mjaft i gėzuar pėr shkak tė triumfit nė Ligėn e Kampionėve, ka thėnė se ekipi i tij ėshtė mė i miri i tė gjitha kohėrave i djajve tė kuq.
Në pyetjen nëse kjo finale e Ligës së Kampionëve, ishte aq dramatike sa ajo e vitit 1999, Ferguson është përgjigjur: Absolutisht, kjo është mënyra se si fituam! Por kjo është fitorja ime e parë pas penaltive në një ndeshje të madhe.
Kur e humb penaltinë, mendon se je në telashe, por mendoj se e merituam këtë, i kishim rastet më të mira në ndeshje. Në pjesën e dytë ata më shumë e kontrolluan lojën, por në vazhdime ne ishim ca më të mirë, ka thënë Ferguson.
Ky është një ekip i shkëlqyeshëm, fantastik. Mendoj se kjo ishte një ndeshje e mirë. Nëse është ky ekipi më i mirë të cilin e kam udhëhequr? Mendoj se po, ka përfunduar Ferguson.