Torturat e paprovuara as nė burgjet fashiste
Lindi mė 25 shtator 1913 nė fshatin Dhėrmi. Studimet e shkollės sė mesme i ndoqi nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės. Filloi tė shkruante e tė botonte nė moshė fare tė re. Nė mars tė 1936-s do tė fillonte nė Tiranė botimin e revistės sė pėrdyjavshme "ABC", qė pas pak kohėsh u mbyll nga autoritetet zogiste.
PETRO MARKO
Torturat e paprovuara as në burgjet fashiste
Lindi më 25 shtator 1913 në fshatin Dhërmi. Studimet e shkollës së mesme i ndoqi në Shkollën Tregtare të Vlorës. Filloi të shkruante e të botonte në moshë fare të re. Në mars të 1936-s do të fillonte në Tiranë botimin e revistës së përdyjavshme ABC, që pas pak kohësh u mbyll nga autoritetet zogiste. Po atë vit niset vullnetar në Luftën e Spanjës ku u inkuadrua në repartin Garibaldi të brigadave internacionale. Gjatë kësaj periudhe, në Madrid, punoi, gjithashtu, për nxjerrjen e dy numërave të revistës Vullnetari i lirisë. Më 1940 u kthye në atdhe, por më 1941 gjatë pushtimit fashist e arrestojnë dhe më pas e internojnë në ishullin Ustika të Italisë. Rikthehet përsëri në Shqipëri më 1944 dhe në muajt e fundit të luftës mori pjesë në formacionet partizane. Mbas luftës, për rreth dy vjet, punoi si kryeredaktor në gazetën Bashkimi. Më 1947, në një periudhë të acaruar purgash anti-intelektuale, arrestohet dhe burgoset. Lirohet mbas dënimit të Koçi Xoxes, por persekutimi e ndjek përsëri. Për tetë vjet iu ndalua e drejta e botimit. Bile edhe kur kjo e drejtë iu la përsëri, syri vigjilent i censurës do të ishte tejet i vëmendshëm ndaj veprës së tij letrare. Si një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, vepra e tij e gjërë tashmë njihet. Këtu mund të shtojmë vetëm faktin që, gjatë periudhës së diktaturës, Petro Marko, u keqtrajtua në vazhdimësi, si profesionalisht ashtu dhe familjarisht. Vdiq në Tiranë me 27 dhjetor 1991.
KRIM KUNDËR KULTURËS UNIVERSALE
Jam i varur nga duart, lidhur me zinxhirë të rëndë që më rëndojnë mbi supe dhe qëndroj në majë të gishtërinjve të këmbës. Një torturë e panjohur për trupin tim as në burgun e regjimit të Mbretit Zog, as në atë të okupatorit fashist. Kjo ishte një torturë që më bëhej në pranverën e 47-s në Shqipërinë time, për çlirimin e së cilës kisha kushtuar tërë ëndrrat e rinisë sime. Në haluçinacionet e mia gjatë torturës, për çudi shkruaja një roman që titullohej Universi im. Zakonisht, dera e birucës hapej dhe hetuesit kërkonin me këmbëngulje të njëjtën gjë: të pranoja dhe të firmosja veprimet e mia dhe të shokëve, të paqena. Ata përsërisnin: Ky është interesi i Partisë! Në një ditë të tillë u hap dera dhe rojet shtynë brutalisht në birucënn time një plak si Ghandi. Ai nuk ishte leckë, ai ishte njeri. Ngriti kryet ashtu siç ishte përdhe i shtrirë, më pa dhe shqiptoi:
- Petro Marko këtu? Unë shpresoja te ju. Kam dashur t ju drejtohem me një letër, që të sqaroni lart pozitën time. Jam i pafajshëm.
E pyeta:
- Kush jeni ju?
Ai e fliste shqipen me theks të huaj.
-Jam profesor Zuberi
Jam i varur nga duart, lidhur me zinxhirë të rëndë që më rëndojnë mbi supe dhe qëndroj në majë të gishtërinjve të këmbës. Një torturë e panjohur për trupin tim as në burgun e regjimit të Mbretit Zog, as në atë të okupatorit fashist. Kjo ishte një torturë që më bëhej në pranverën e 47-s në Shqipërinë time, për çlirimin e së cilës kisha kushtuar tërë ëndrrat e rinisë sime.