Tė shtunėn nė stadiumin e qytetit nė Shkup do tė zhvillohet finalja e 16-tė, e Kupės sė Maqedonisė nė futboll.
Në këtë ndeshje të fundit të garës më masovike në futbollin vendor do të përballen Milano dhe Rabotniçki Kometali. Për të dyja ekipet kjo do të jetë hera e parë që luajnë në finale dhe janë në kërkim të fitores e cila do të ishte historike për ta.
"Rolin e skuadrës favorite i'a lëshojmë skuadrës së Rabotniçki Kometalit. Sigurisht që është nder të fitohet kupa, por më me rëndësi për ne ishte të dalim në Evropë me vet atë që jemi në pozitën e dytë në renditje ia kemi arritur qëllimit tonë. Shpresoj se çdo gjë do të jetë në nivel të lartë, e jona është që nga futbollistët të kërkojmë të luajnë lojë korrekte. Shpresoj se tifozët dhe publiku do të jenë të kënaqur nga loja e finales, tha trajneri i Milanos Gjore Jovanovski.
"E vetmja gjë në të cilën jam i sigurtë është ajo se kjo finale do të jetë më e paparashikuar se ajo e vitit të kaluar. Në garat e kupës nuk ka favorit, kjo është ndeshje ku nuk ke mundësi të përmirësosh gabimet. Dëshira e të dyja skuadrave janë të njëjta, e ajo është që për herë të parë të fitojnë trofeun. Futbollistët e mi nuk do kërkojnë me cdo kusht fitoren, ashtu që do kërkoj të luajnë me zemër dhe me kokftohtësi. Vetëm në këtë mënyrë mund ta marrim kupën, theksoi trajneri i Rabotniçki Kometalit Dragoljub Bekvalac.
Është kjo hera e parë në në finalen e Kupës së Maqedonisë, do të përballen dy skuadrat e para të renditjes të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Milano është skuadra e parë e cila në vitin kur ka debutuar në elitën e futbollit vendor të luaj edhe në finalen e Kupës. Pa marrë parasysh se kush do të fitojë kupën "kuq e zinjtë" apo "romantikët", këta sezonin e ardhshëm do të luajnë në Evropë.