|
Poeti alegorik, gazetari i ndėshkuar pėr agjitacion kundėr pushtetit
Ka lindur nė Tiranė mė 1951. Mė 1974 mbaroi studimet e larta pėr gazetari nė Universitetin e Tiranės, por njė vit mė pas arrestohet dhe dėnohet me 7 vjet heqje lirie pėr agjitacion e propagandė. Ky dėnim ishte njė goditje jo vetėm pėr Jamarbėrin qė kishte filluar tė shprehte hapur pakėnaqėsinė ndaj regjimit, por mbi tė gjitha synonte tė godiste babanė e tij, shkrimtarin e madh Petro Marko.
Ka lindur në Tiranë më 1951. Më 1974 mbaroi studimet e larta për gazetari në Universitetin e Tiranës, por një vit më pas arrestohet dhe dënohet me 7 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Ky dënim ishte një goditje jo vetëm për Jamarbërin që kishte filluar të shprehte hapur pakënaqësinë ndaj regjimit, por mbi të gjitha synonte të godiste babanë e tij, shkrimtarin e madh Petro Marko. U lirua në vitin 1979 dhe punoi si punëtor krahu në një brigadë mirëmbajtjeje në Kinostudio. Pasioni i tij ka qënë dhe mbetet poezia, të cilën nuk ka pushuar kurrë së shkruari. Këto vitet e fundit ka botuar dy vëllime me poezi që janë vlerësuar mjaft si prej kritikës ashtu dhe lexuesit. Shkrimi i shkurtër që kemi zgjedhur për këtë antologji është bërë më 1984 por botohet për herë të parë dhe përbën një veçanti në eksperimentimin e prozës poetike të Jamarbër Markos.
PUSHTETI I SHPIRTIT
U dashurova me rrugën time, në horizontin e së cilës dukeshin qartë shenjat e një të ardhmeje pak madhështore. E megjithatë fasadës që shihja i dhashë një hije madhështie. Ahere unë e ruaja ende në vete lypësin e lavdishëm të lumturisë. M u desh kështu të nxirja nga mjegulla e brendshme armurën e lashtë të një marshimi fitimtar. Ishte si një dashuri e fortë, e mbërthyer me tërbim në lëvizjet e përgjithshme të asaj kohe. Kali im nisi fluturimin me ushtrinë e pafundme të dëshirave, studimeve dhe manovrimeve, atë të kafshëve dhe insekteve, mbi të cilët llamburisnin armura të tjera të panumërta... Nën ujin e mospërfilljes, shpatat tona sikur kujdeseshin të mos dilnin në sipërfaqe. Herë-herë rrathë të habitur lëkundnin njollat e turbullta të hutimeve tona, që lundronin drejt brigjesh të vdekura. Pati dhe perëndime dielli që i kalova nën patkojtë e ftohtë të kalit tim. kontrollojnë rregullsinë e një perfeksioni bosh. Në raste të veçantë ata kthehen përsëri. Por kësaj radhe njihen nga veshjet me viza të institucioneve ku kanë fituar të drejtën të punojnë. Koncepti i kohës tashmë është zhvendosur në një shkallë të shkëlqyer...

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|