Ka lindur nė Shkodėr, mė 1924 nė njė familje me tradita patriotike. Gjyshi i tij ka qenė luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mė 1878, babai ka luftuar me armė nė dorė kundėr synimeve pushtuese serbe. Mbasi pėrfundoi studimet e mesme nė vendlindje, u diplomua nė Universitetin e Firences (Itali) nė Fakultetin e Historisė Moderne.
Ka lindur në Shkodër, më 1924 në një familje me tradita patriotike. Gjyshi i tij ka qenë luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, babai ka luftuar me armë në dorë kundër synimeve pushtuese serbe. Mbasi përfundoi studimet e mesme në vendlindje, u diplomua në Universitetin e Firences (Itali) në Fakultetin e Historisë Moderne. Në Firence të Italisë ai është lauruar në Fakultetin e Historisë moderne. Më 1945, u dënua me 15 vjet burg të rëndë prej të cilëve vuajti 10 vjet. Pas daljes nga burgu arriti të arratisej në Jugosllavi dhe prej andej shkoi në SHBA, ku jeton edhe sot. Më 1977, në Francë, merr titullin doktor shkencash në filozofi. Është ndër shqiptarët e parë të Amerikës, që, më 1965, para Kongresit Amerikan, kërkoi që Kosovës t i jepej pavarësia e Kosovës. Gjatë gjithë periudhës së emigrimit Sami Repishti ka qënë i pashkëputur nga problemetikat që kalonte Shqipëria. Kurikula e tij është shumë e pasur me studime, botime librash dhe shkrime të ndryshme.
Rrëfime për kampin famëkeq të bedenit
Në fillim të qershorit 1948, në kënetat e Bedenit të Kavajës, shkarkohej karvani i të burgosurve. Në një faqe kodre një rresht barakash të mëdha mbulue me teneqe të vjetra dhe rrethue me rrogoza, ishin caktue për banimin e tyne. Nga të katër anët telat me gjemba katër metra të naltë thurshin të shpeshtë, një hapsinë prej rreth nji çerek hektari. Në kandet kulla roje, ku ushtarë të pajisun me mitralozë ndjekshin me kujdes çdo lëvizje dhe ndalojshin nën kërcënimin e vdekjes që t i afroheshe gardhit. Ma se 900 fatkeqë ishin rrasë përbrenda. Ishte kampi, që ma vonë u njoft si kampi fatkeq i Bedenit.
Na kishin organizue në brigada e kompani. Dhe na urdhnonte ndonjë llom i shoqnisë. Përkulshim kurrizin që në mëngjes herët dhe në baltat me insekte dhe gjarpij zhyteshim nën të rame të shkopinjve, që dora e policëve luente pa mëshirë. Punojshim pa pushim, kokën ulun, rrobet qull në djersë, trupin të thamë nga vuejtja dhe krahë e kambë të këputun nga puna e randë mezi bajshim ato lëvizje ritmike, monotone që nxirrshim dheun dhe baltën jashtë në nji sasi që na thuhej se ishte norma. Në mbramje, në kamp rreshtoheshim për të bekuemen bukë dhe pa mujt me shndërrue fjalë as bisedë me shokët, këputë e mbarue nga lodhja, shtriheshim pa la, pa u pastrue në do currle të vjetra, që vetëm na i quejshim shtrat...