Kjo puna e nxjerrjes sė ligjeve tė Pakos sė Ahtisarit vetėtimthi mė pėrkujtoj filmin "Gangs of New York" nė regjinė e Martin Scorsese.
Ngjarja nė kėtė film pėrshkruan lagjen Lower Manhatten, tė New York-ut, tė mesit tė shekullin 19, nė kohėn e luftės civile (1860).
Në këtë periudhë kishte fluks të madh të emigrantët irlandez në Amerikë. Ishte momenti i konfrontimit mes vendorëve të lindur atje dhe ardhacakëve. Storja paraqet një personazh të quajtur William Bill The Butcher Cutting, luajtur nga Daniel Day Lewis, që përkthehet si Kasapi. Ai në film është mbret i krimit dhe person që nën drejtimin e bosit Tweed (luajtur nga Jim Broadbent), ka fuqi politike të ndikoj në zgjedhjen e kandidatëve në pozita të larta publike. Syzheu i filmit arrihet në ballafaqimin e turmës së Kasapit me protagonistin Amsterdam Vallon, luajtur nga Leonardo DiCaprio, të përkrahur nga emigrantët, e që historikisht koincidoi me javën e trazirave që arriti kulminacionin me pakënaqësinë e shprehur me procedimin e ligjeve në Kongres të vitit 1863.
Dialogu ne mes bosit Tweed dhe zyrtarin për zgjedhje:
djaloshi-Zotëri, irlandezët po udhëheqin në zgjedhje....
bos Tweedi Po i numërojmë ne votat?
Djaloshi Po bos...
Atëherë rregulloni ato, në djall t'mallkuar...
Që nga shkurti 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës me një dinamik modeste, po i nxjerr ligjet të parapara nga Dokumenti i Ahtisarit. Shtrohet një dilemë: a ka pësuar Dokumenti i Ahtisarit ndryshime serioze pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit të Kosovës? Blerim Shala, publicist dhe koordinator i Grupit Negociator, paralajmëroj publikisht se do të ketë Ahtisari plus, pra shtesa, apo më mirë thënë ndryshime, extra atyre që sipas mendimit tim kanë qenë kompromis i kompromiseve.
Ditë më parë kryetari i Republikës ës Kosovës, z. Fatmir Sejdiu e bëri publike është nxjerrjen e draftit të parë i ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme. Disa media kanë mësuar se nuk ka ndryshime esenciale në krahasim me Rregulloret e UNMIK-ut dhe Rregullat e OSBE-së për zgjedhjet: Kosova do të jetë një njësi zgjedhore, ende? Do të ketë listë preferenciale të kandidatëve të hapur, që i mundëson votuesit të zgjedh 10 kandidatët e preferuar?
Ligji i radhës që del nga Pakoja e Ahtisarti është ai për festat në Kosovë. Kjo ka ngritur polemika si tek qytetarët e Kosovës, ashtu edhe në Kuvend. Do të na quajnë sentimental, folklorist a simbolist, jo-pragmatist?! Me siguri se po. Po ndërtohet një shtet i ri në Evropë, dhe çdo gjë në të duhet të jetë e jashtëzakonshme, e veçantë, sui generis!? Edhe ky ligj si ato të tjerat duhet të reflektojnë multietnicitetin si kornizë tashmë e vendosur e shtetit të ri. Kështu disi do të tingëllojnë zërat e urtisë që mundësisht nuk do të dalin nga muret e ndërtesave qeveritare, të pëshpëritura nga suflerët e Orakullit/jve që vijnë nga Olimpi. E tërë kjo disi e le shijen e hidhur kur në këtë ligj nuk ka data që e bëjnë Kosovën, Kosovë.
Me siguri se dita e Vidovdanit, e Kërshëndellave të të dy riteve të krishtera, e as bajramat nuk janë karakteristikë e Kosovës. Këto data dosido mund të thonë diçka për këtë vend të ri, por nuk e përbëjnë tërësinë shpirtërore. Si pjesë e një tërësie që pretendohet nga Serbia që kohë më parë e ka okupuar dhe anektuar, dhe e pagëzuar djep i serbizmit, dhe si një pjesë e mbetur jashtë kornizave të kombit/shtet të pabërë nacional shqiptar, ka një histori që nuk përbëhet vetëm prej miteve dhe legjendave. Në traditën popullore, flamuri shqiptar shoqëron individin që në djep, nuset në punimet e tekstilit (përgatitjet për nusëri), dhe në dasma. Një datë e rëndësishme e kombit/shtet të pabërë është Lidhja e Prizrenit. Prizreni është qytet në Kosovë!
Data e çlirimit. Pas shumë përpjekjeve paqësore dhe të armatosura të popullit, Kosova u çlirua me intervenimit e forcave ushtarake të NATOs. Kjo rezultoj me largimin e aparatit shtetëror të Serbisë nga Kosova. Konflikti politik i vazhdueshëm që përfundoj me luftë të armatosur është një fakt determinues për lindjen e Republikës së Kosovës. Dita e çlirimit të Kosovës simbolizon një ndarje me të kaluarën e zymt të këtij vendi, një fillim të ri. Për këtë duhet të festohet dhe të mësohet nga gjeneratat që po vijnë. Datë për të nderuar dëshmorët është ajo që e shënojnë të gjithë popujt e lirë. 11, 11, 11. Pra 11 Nëntori është data kur edhe Kosova duhet të shënoj festën e dëshmorëve dhe martirëve.
A mos po e përgatit kjo qeveri qytetarin që në të ardhmen të mos respektoj ligjet, mu ashtu si ndodhi në të kaluarën, kur jetuam pa luajtur nga vendi ynë por në shtete të huaja?
Mos po shesim syrda se duam të hymë në Evropë me futjen e datës si festë shtetërore.