Sido qė tė konceptohet, lufta pėr ēlirimin e njė vendi shpjegohet si mjet pėr arritjen dhe vendosjen e pushtetit tė lirė/liberal/demokratik. Pas vendosjes sė pushtetit, shtrohet ēėshtja se si ai pushtet tė arrij qytetarėt, ti prek ata. Dhe e kundėrta. Qytetarėt tė ndikojnė qė ai pushtet, pėrmes qeverisjes, ti vetėdijėsoj dhe ti rregulloj ata sipas parimit/sistemit tė lirisė sė njeriut (e jo shumicės e pakicės).
Tashti, nëse kjo qeverisje dështon atëherë qëllimi i luftës çlirimtare ose ka qenë i gabueshëm ose është keqpërdorur. Kështu, Kosova bëhet shembull i kësaj.
Marrëdhëniet ndër-njerëzore janë themeli, baza e pikënisja për çdo ndërmarrje qeverisëse-qytetare. Demokracia nuk ofron përsosmëri në marrëdhëniet njerëzore. Megjithëkëtë, demokracia ofron marrëdhënie ndër-njerëzore praktike: secilit i tregohet vendi i vet. Dhe nuk përzihet më tej. Pengimi i lirisë dhe i të drejtave të tjetrit nënkupton ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë (shtetit). Sido që të jetë, këto marrëdhënie praktike ndër-njerëzore janë mjaft të ndjeshme duke pasur parasysh natyrën e funksionimit të qenies njerëzore, konkretisht, lakmisë materiale. Andaj, shteti (përmes pushtetit) vendos rregulla për rregullimin, ecurinë dhe mbarëvajtjen e lirisë së njeriut duke ofruar mundësi të shprehjes dhe të veprimit/zhvillimit për secilin.
Lufta në Kosovë ka ndodhur pikërisht për shkak të mungesës së rregullimit të marrëdhënieve ndër-njerëzore. Në fakt, për shkak të keqpërdorimit të tyre. Serbët (duke pasur Serbinë shtet) kanë dashur ta zgjerojnë shtëpinë e tyre duke ia bashkangjitur edhe Kosovën. Lëre më që kjo ishte kundër rregullave ndër-njerëzore por ishte edhe kundër vet ligjeve të natyrës. Megjithëkëtë, Serbët, duke njohur natyrën e Kosovarit i etshëm për pushtet e para - kanë arritur që në qëllimin e tyre ti fus në lojë kosovarët duke i kthyer kundër vetvetes. Ashiqare, pjesë e politikës Serbe ndaj Kosovës janë edhe ndërkombëtarët e pranishëm në Kosovë. Pra, politikat e tyre skanë të ndalur. Kështu, duket që deri diku edhe ia kanë arritur qëllimit. Kjo mund të shpjegohet edhe në mënyrë qeverisëse-administrative: Rezoluta 1244 (që pritet ta respektoj EULEX-i dhe çdo organizim ndërkombëtar në Kosovë) si dhe Dokumenti i Ahtisarit (posaçërisht pjesa për decentralizim).
Për të mos e zgjatur më shumë, ballafaqimi me armikun e jashtëm është më i lehtë dhe fer sepse e njeh dhe të njeh, sepse i di qëllimet e tij/saj dhe ai/ajo i di tuat, lehtë mund ta identifikosh, ta gjesh, etj., etj. Ballafaqimi me armikun e jashtëm bëhet edhe më i lehtë kur kihet parasysh natyra dhe funksionimi i armikut të brendshëm. Armiku i brendshëm në Kosovë del të jetë faktori përcaktues i fatit të Kosovës, pra, i marrëdhënieve ndër-njerëzore dhe më tej. Tash e tetë vjet qeverisje në Kosovë, veç tjerash, na mësoi këtë mësim ndërkohë duke na sugjeruar tërë kohën që duhet ndërmarr hapa konkret kundrejt kësaj dukurie. Ndryshe, ska. Populli thotë: "Çka ta bën i joti, sta bën askush!".