Ndodh rėndom qė lajmet mbi tregtimin e burimeve tė kromit, ti mėsojmė nė bursat e vendeve tė huaja. Dje, njė lajm i tillė i publikuar nė Kanada bėn tė ditur se njė kompani minerare kanadeze, ka fituar leje ekskluzive pėr analizimin dhe shfrytėzimin e burimit tė kromit pėrreth Minierės sė Batrės.
Licenca të tilla zakonisht jepen nga Ministria e Tregtisë dhe Energjetikës, por lajmi publikohet më herët në Kanada. Bëhet fjalë për një nga burimet më të rëndësishme të kromit në botë, ku gjenden 20 milionë tonë xeheror me përqendrim 35-42%.
Ky nuk është rasti i parë kur pronësinë e kompanive që shfrytëzojnë nëntokën shqiptare, e marrim vesh vetëm kur ndonjë minator humbet jetën duke punuar në kushte mesjetare.
Në mars të këtij viti, një kompani që shfrytëzon naftën e Patos-Marinzës, njoftoi se ka blerë një kompani të quajtur Privat-Co, që ka koncesionin për shfrytëzimin e vendburimit të Kuçovës.
Askush në Tiranë nuk dinte për ekzistencën e kësaj kompanie. Më tutje, prezantimi i aktivitetit për investitorët e saj ndërkombëtarë, nga një kompani që shfrytëzon burimin e ferronikelit në Bitinckë të Korçës, zbuloi një kompani me të ardhura vjetore prej 150 milionë dollarësh që ekziston në Shqipëri, por që ne nuk ishim të informuar.
Zyrtarisht, të gjitha këto kompani kanë marrë licenca koncesionare nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, por lajmet se kur jepen këto licenca e çfarë kushtesh përmbajnë, po jepen gjithnjë e më rrallë. Eksportet e kromit arritën në 36.4 milionë euro gjatë vitit të kaluar, me trefishim kundrejt vitit 2006.
Kryeministri Berisha deklaroi pak ditë më parë, se Shqipëria është shumë e pasur me minerale, por është e varfër për shkak se i ka munguar liria. Ndërkohë, askush në Tiranë nuk e di se si po shfrytëzohen këto pasuri.