E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional”
Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional”
Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional”
Nė panairin e librit “Prishtina 2008”, shtėpia botuese “AIKD” nė Prishtinė, promovoi librin “Rugova, vizioni nacional”, tė autorit Vehbi Miftari. “Koncept ose bėrthamė e gjithė librit, ėshtė mbėshtetja nė njė program nacional kulturor, qė Rugova kishte njė filozofi tė veēantė tė mendimit”, vlerėsuan pjesėmarrėsit nė kėtė promovim.

Për autorin Vehbi Miftari, Ibrahim Rugova ishte njeriu që i lidhte në një pikë të vetme të kaluarën dhe të ardhmen e shqiptarëve, në një të sotme, që është vetëm një moment që përfshinë gjithë përmasën historike, sikur dhe që përfshin të ardhmen e njerëzimit.

Në vlerësimin e tij, kryetari i KK të Prishtinës, Isa Mustafa, tha se kjo vepër publicistike paraqet filozofinë politike të Ibrahim Rugovës.

“Siç e thotë vet autori, libri “Rugova, vizioni nacional”, synon të argumentojë se përballë sfidës të madhe kapërcimit në utopi ose mosrealizimit praktik, programi politik i Ibrahim Rugovës, por edhe filozofia e papërsëritshme e viteve ‘90 në Kosovë, nuk kanë krijuar derivatin veprues të një lëvizje të gjerë për liri”, ka thënë Mustafa.

Vet autori i librit, Vehbi Miftari, thotë se koncepti i këtij libri është mbështetja në një program nacional kulturor të Ibrahim Rugovës. Për Miftarin, koncepti rugovian, nuk përfaqëson vetëm mendimin politik.

“Për mua koncepti rugovian përfaqëson mbi të gjitha atë që quhet rikthim në vlerat origjinale, rindërtim të shenjave identitare, nacionale dhe kulturore dhe më tej artikulim të tyre, i cili vazhdon të jetojë edhe sot”, thotë Miftari.

Vepra e re publicistike “Rugova, vizioni nacional”, është ndarë në tre pjesë: Ibrahim Rugova idealiteti, vizionari-vizionariteti 2, dhe Rugova vizioni nacional.

Në panairin e librit “Prishtina 2008”, shtëpia botuese “Uegen” nga Tirana, promovoi disa tituj të rinj librash, si dhe shtëpia botuese “Fokus”, në Prishtinë, ka promovuar librin “Çabej”, të autorit Begzad Baliu.


Publikuar: 23.05.2008 01:39:57
Lexuar: 82 herė
Fjalėt kyēe: Panairin, librit, promovua, vepra, Rugova, vizioni, nacional,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Schmit sjell njė Skėnderbe ndryshe Schmit sjell njė Skėnderbe ndryshe
Dita e fundit e Rafols Casamada Dita e fundit e Rafols Casamada
Orkestrat frymore, mblidhen sėrish nė Sarandė Orkestrat frymore, mblidhen sėrish nė Sarandė
"Rikthimi i domosdoshėm tek dashuria pėr leximin"
Berati, gati dosja pėr nė UNESCO Berati, gati dosja pėr nė UNESCO
Sergio Staino: Kur vizitonim Shqipėrinė socialiste me grupet marksiste Sergio Staino: Kur vizitonim Shqipėrinė socialiste me grupet marksiste
Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa” Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa”
Dasma Shkodrane Dasma Shkodrane
Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Kinemaja e shpresės Kinemaja e shpresės
Google Yahoo MSN