E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
Njė jetė e filluar nė Paris, e thyer nė burgjet e diktaturės
Ka lindur nė Paris, nė vitin 1935. Ėshtė diplomuar nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1976 ėshtė dėnuar me 10 vjet burg pėr motive politike. Ka botuar njė seri albumesh me motive nga terrori komunist, tė cilat i ka ekspozuar nė shumė vende tė Evropės. Ka publikuar nė shtypin e kohės shumė tregime dhe skica. Ka botuar librat: “Palltoja e burgut” dhe “Kostumi i martesės” (2002).

Ka lindur në Paris, në vitin 1935. Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1976 është dënuar me 10 vjet burg për motive politike. Ka botuar një seri albumesh me motive nga terrori komunist, të cilat i ka ekspozuar në shumë vende të Evropës. Ka publikuar në shtypin e kohës shumë tregime dhe skica. Ka botuar librat: “Palltoja e burgut” dhe “Kostumi i martesës” (2002).

KRYQET E FSHATIT

Fshati kishte shumë kryqe, por më të rëndët, ishin ato të varreve. Varret e fshatit ishin në një pllajë të vogël si nja pesëdhjetë me tridhjetë hapa. Pllaja ishte e pjerrët dhe aty nga dy të tretat e gjerësisë, ajo përthyhej prapë në ngjitje dhe merrte përpjetë. Nga sipër ishte e rrethuar me gurë, mbas së cilës vazhdonte një pyllishte e dendur e pa krasitur kurrë. Një rrethim guri vazhdonte dhe nga ana e rrugës automobilistike, kurse nga ana e poshtme kishte një mur mbajtës, të pjerrët, që qëndronte aty i palëvizur. Në mes të këtij muri ishin gjashtë shkallë që të fusnin në varreza. Varret ishin fare afër kishës, i ndante rruga. Kisha ishte një godinë e madhe, katedrale e vërtetë, ku llamburisnin qirinj për përshpirtje gjatë tërë vitit.

Ishin gratë e fshatit që i ndiznin për të kujtuar të afërmit e vdekur. Në ballë, ikonostasi i gdhendur në dru arre ishte i mbushur me ikona të bëra nga ikonografët e fshatit. Deri së fundmi, numëroheshin njëzet e dy. Këta ikonografët dardharë kishin një atelie dhe në malin Athos. Kisha ishte vendosur në kurrizin e malit dhe kur binin kambanat bam-bum, bam-bum, fshatarët, burra e gra, fëmijë e të rinj, pleq që mezi ecnin, merrnin rrugët e gurta të fshatit duke dihatur, por në kishë, në meshë do të shkonin… Të dielave në meshë mblidhej tërë fshati dhe aty mund të gjykoje për kulturën e traditën që mbartte me vete ky fshat i fshehur në mes të maleve. Kisha, oborrin e kishte të madh, aq sa varret, e në gurët e pragjeve nën harqe, pas meshe, ulej tërë fshati grupe-grupe. Plakat kapërcenin atë pak vend e ngjiteshin në varrezat…

I shihja si çapiteshin ngadalë duke ecur pleqërishte, të përkulura për të mbrojtur dritën e qiriut që e mbanin me dorën e majtë. Çonin dritën e kishës në varret e i vinin qirinjtë mbi kryqet e gurtë. Unë ndiqja nga mbrapa gjyshen, Memenë. Asaj i kishte vdekur i ri djali i vetëm, kishte marrë një të ftohur në një udhë mali. Aty kishte dhe mëmon dhe babanë e saj. Ulej, pikonte dyllin e nxehtë, ngulte qiriun dhe qante me zë të mbytur…o biro… Unë ulesha te dheu, rrotulloja kokën dhe shikoja kryqet. Ishin kryqe guri, në një ngjyrë gri të errët, me ca njolla myshku të bardha në jeshil, që iu ishin ngjitur, e nuk iu shqiteshin. Këta janë shpirtrat e vegjël. Kështu dhe shpirti im, një ditë do të ngjitet në një kryq… mendoja.


Publikuar: 23.05.2008 03:34:39
Lexuar: 72 herė
Fjalėt kyēe: Jete, filluar, Paris, thyer, burgjet, diktatures,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
Piramida tė ishte muzeu i Enverit pėr vizitorėt e huaj Piramida tė ishte muzeu i Enverit pėr vizitorėt e huaj
Tragjedia e Tivarit Tragjedia e Tivarit
Letra e hapur: “Krimet qė bėnė austriakėt nė Shqipėri” Letra e hapur: “Krimet qė bėnė austriakėt nė Shqipėri”
Ēėshtja shqiptare nė memoralin e njė eruditi Ēėshtja shqiptare nė memoralin e njė eruditi
Periodizimi i lėvizjes kombėtare Periodizimi i lėvizjes kombėtare
Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Leonardo da Vinci Leonardo da Vinci
Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari
Religjionet ne Ballkan Religjionet ne Ballkan
Google Yahoo MSN