Arsenali thuhet se ėshtė afėr tė nėnshkruajė edhe me njė lojtar tjetėr francez, mesfushorin defansiv tė Paris St Germainit, Clement Chantome.
20-vjeçari është prodhim i të rinjve të PSG-së, i ngritur nga ish-ylli i Juventusit dhe Chelseat, Didier Deschamps, me fuqi, aftësi dhe vendosmëri të hershme, që i kanë dhënë atij vend në përbërjen U21 të Francës, si dhe në ekipin e parë të PSG-së.
Chantome është një prej tri talentëve të ri francez, që janë përfolur për të nënshkruar me Arsenalin. Edhe mesfushori i Marseillet, Samir Nasri, dhe mesfushori i ri francez, 17-vjeçari Francis Croquelin, besohet se janë në një shkallë të avancuar të negociatave, me klubin londinez.