Mbrojtėsi i Real Mandridit, Fabio Cannavaro, e ka sulmuar Interin duke thėnė se periudha e tij kohore e kaluar nė Giusepe Meazza, ka qenė mė e keqja nė karrierėn e tij.
Cannavaro ka luajtur dy vite për Interin, para se të kalojë në Juventus, prej ku, pas skandalit Cialciopoli, kaloi tek klubi mbretërorë.
I kam kaluar vitet më të këqija të karrierës time në Inter. Pësova lëndim, e theva këmbën dhe nuk mundesha të stërvitem me rregull, pasi që këmba ime e majtë ishte 40% më e vogël se e djathta. Pastaj mbusha 32 vjet dhe Inter vendosi të më shesë tek Juventusi, edhe pse isha i kënaqur në Giusepe Meazza, ka thënë Cannavaro.
Për vetëm 12 ditë para fillimit të sezonit, ata u liruan nga unë në atë mënyrë. Jam i zhgënjyer me mënyrën se si kam qenë i trajtuar, ka përfunduar lojtari më i mirë i vitit 2006, i shpallur nga FIFA.