Klubi anglez i Liverpoolit, ka bėrė njė ofertė tė majme pėr kapitenin e rivalit tė Premierligės, Aston Villa, Gareth Barry.
Sipas The Sun, të kuqtë e kanë ngritur vlerën e ofertës për 2.5 milionë euro, për mesfushorin anglez, por menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, menjëherë e ka refuzuar ofertën për yllin e tij të mesfushës.
Aston Villa dëshiron ta mbajë kapitenin, ndërsa është duke shpresuar edhe ta ngritë kualitetin e skuadrës, duke tentuar të nënshkruajë me lojtarin e Chelseat, Steve Sidwell, që vlerësohet rreth 7.5 milionë euro.