Personat tė cilėt e thithin hormonin e dashurisė, oksitocinė, kanė besim mė tė madh te njerėzit tjerė. Nė kėtė mėnyrė jo vetėm qė mund tė ruhet shoqėria dhe lidhja, por mund tu ndihmohet edhe njerėzve tė cilėt vuajnė nga llojet e ndryshme tė fobive sociale.
Oksitocina, i njohur si hormoni i afërsisë, prodhohet nga organizmi dhe nxit ndjenjat romantike. Deri më tani është treguar se luan një rol të rëndësishëm në raportet ndërmjet njerëzve dhe në krijimin e lidhjes ndërmjet nënës dhe fëmijës.
Po ashtu nxit shoqërimin më aktiv, por siç duket edhe orgazmat janë më të shpeshta nën ndikimin e këtij hormoni.
Në bazë të një studimi të cilin e kanë realizuar shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut, është treguar se pjesëmarrësit në studim të cilët kishin thithur oksitocinën, kishin mbetur më besnikë.