Shumica e njerėzve njohėn njeriun qė e takonin ēdo mbrėmje por nuk e kishin parė kurrė.
Vdiq Tani i Topit
njeriu që e bëri tranzicionin më pak stresues,
njeriu që e bëri emigrantin të çmallej çdo natë me vendlindjen,
njeriu që e bëri familjen shqiptare të mblidhej bashkë çdo të diel mbrëma dhe të qeshte me hallet e veta,
njeriu që e lente pa gjumë politikën natën sepse flinte ditën,
njeriu që i dha mundësi të rinjve të bëjnë Median,
njeriu që i dha mundësi muzikës të këndohej si në Europë,
njeriu që i dha mundësi hallexhinjve të mbroheshin dhe të korruptuarve që të diskreditoheshin,
njeriu që i dha mundësi nipërve të mërguar ti thonin gjyshëve në shqip si je gjyshi,
njeriu që i dha mundësi lidershipit të shoqërisë civile ti thoshte Stop Korrupsionit,
njeriu që i dha mundësi politikës të të qytetarizohej,
njeriu që i dha demokracisë mundësi të debatohej,
njeriu që i dha mundësi publicitetit të europianizohej,
njeriu që i dha tifozëve kaq shumë brohoritje,
njeriu që i dha kinemasë botërore të autorit publikun shqiptar të munguar,
njeriu që i dha mundësi kartonave të dizneit të flisinin shqipen e munguar,
njeriu që i dha mundësinë minatorëve të kishin dritë në galeritë e varfërisë,
njeriu që i dha mundësi konsumatorëve të mbroheshin,
njeriu që i dha mundësi të rinjve të mësonin historinë dhe gjeografinë,
njeriu që i dha mundësinë telespektatorëve që para gjumit të mësonin cdo natë atë që akoma nuk e dinin,
njeriu që i dha biznesit shembullin se si teknologjia e re është garanti më i mirë i fitimit,
njeriu që i dha Shqipërisë të ndjejë bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë,
njeriu që i dha mundësi mijëra kilometra larg emigrantëve të qeshin dhe të shqetësoheshin në të njëjtën sekondë me të afërmit e tyre në Shqipëri,
njeriu që i dha mundësi shtypit të ketë standartin italian,
njeriu që i dha mundësi të talentuarit të realizojë ëndërrën,
njeriu që i dha mundësi shtëpiakeve dhe gjysheve të mos mërziten në vetminë e paradites,
njeriu që i dha karrierë qindra profesionistëve,
njeriu që i dha zë, mijëra qytetarëve,
njeriu që i dha shpresë mijëra fatkeqëve të nëpërkëmbur nga korrupsioni,
njeriu që i dha kënaqësi dhe ngrohtësi perëndimore familjeve çdo natë,
njeriu që ishte aty sa herë shtypnim telekomandën por asnjëherë nuk e pamë.
Sepse Tani nuk ishte një VIP publik, nuk ishte një vanitoz nga ata që ngrefosen në Televizorin e vet meqë Topi është i imi dhe atë do ta gjuaj unë! Jo jo! Tani nuk ishte një fytyrë e njohur për publikun megjithëse jetonte 24 orë mbrapa ekranit duke i dhënë një energji të pashtershme çdo minutë, çdo orë, çdo ditë qindra njerëzve që punonin në Utopinë e tij mediatike. Ai donte të na jepte një medium po aq të mirë sa çdonin dhe anglezët gjermanët apo italianët. Kjo ishte ëndërra e një ëndërrimtari sepse vetëm ëndërrimtarët mund të bënin atë që bëri Tani.
Një njeri që jetonte shpejt, që po aq shpejt të hynte në Shqipëri një celular TV apo një dekoder HD në garë me Gjermaninë apo Italinë. Sepse ai ëndërronte që ne të ishim një vend në krye të Top Kanaleve Europiane.
Tani ishte një njeri që gjeneronte çdo ditë ide, dhe kjo e kishte bërë dipendent idesh dhe standartesh! Ai ishte kudo, sa në një studio, aq në një tjetër, kudo pyeste, propozonte, anullonte derisa ideja të materializohej deri në perfeksion. Çdo kush ka limitet e veta, por Tani nuk kishte të tilla, ndaj dhe vraponte, kërkonte, spushonte! Po kjo natyrisht që e lodhte, stresonte, rëndonte aq sa smund ta përballonte...
Ndaj dhe Tani smund ta përballonte dhe sdonte ta pranonte. Ai i jepte gaz dhe shpejtësi etalonit të shpejtësisë si një sfidë me kohën dhe qytetin sikur donte që të ndryshonte shpejtësinë e akrepave të orës së kohës sonë.
Ora e tij pushoi. Ndërsa ora jonë ecën tashmë më shpejt.
Ai nuk është më. Por kur të shtypim sot telekomandën do ta dimë tashmë se dikush ishte aty. Dikush të cilin nuk e njohëm kurrë por që e patëm në shtëpi çdo darkë...