E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Tymi i bardhė mbi Beograd
Tymi i bardhė mbi Beograd
Tymi i bardhė mbi Beograd
Dilema kryesore e serbėve ėshtė tė mbesin ata qė janė, s’ka gjė edhe pa ndonjė dinar, por krenar apo tė shkojnė atje ku nuk kanė menduar se mund t’u thuhet mirėsevini. Frika nga standardi i mirė jetėsor.Njė qytezė e bukur nė kufirin me Rumaninė ėshtė munduar tė gjej shpresėn e saj.

Dilema kryesore e serbëve është të mbesin ata që janë, s’ka gjë edhe pa ndonjë dinar, por krenar apo të shkojnë atje ku nuk kanë menduar se mund t’u thuhet mirësevini. Frika nga standardi i mirë jetësor.

Një qytezë e bukur në kufirin me Rumaninë është munduar të gjej shpresën e saj. Atje një grup serbësh kanë parë mundësinë e zhvillimit të turizmit. Dikush nga ta kishte arritur të filmi më i ri i Sylvester Stallones dhe kishte ardhur deri të ideja gjeniale – ndërtimi i një busti në qendër të këtij vendbanimi. Serbia dhe shumë vende të ish-Jugosllavisë ende kanë vende të pa shpresa që i ngjajnë Titov Velesit, ose tani vetëm Velesit në Maqedoni. Një pjellë qytetesh komuniste me dy ndërtesa banimi, një rrugë disa orëshe deri te qendra tjetër, një fabrike dhe gjysmë klase nxënës. Ky ka qenë fati edhe i kësaj qyteze që tash është nderuar edhe me Rocky Balboan, legjendën e filmit të boksierit luftarak. Ata presin një fillim të mbarë, e presin Zotin e tyre tu vijë në ndihmë dhe t’u jep ndonjë gjë nga fati i tij. Por, deri tani pa asnjë lëvizje…

Këta njerëz ende vazhdojnë te kenë shpresë për ndonjë turist të huaj edhe pse përveç këtij busti të çuditshëm aty nuk ka çfarë të shihet. Por, të paktën kjo ka tërhequr gazetarët e huaj që kanë rrëfyer çuditë. Serbët për shumë vjet kanë kaluar ditë shpresash. Një pjesë nuk kanë kaluar shumë kilometra asfalti për të parë çfarë bëhet larg qytetit apo fshatit të tyre. Ata besojnë gjithçka dhe ende njehen viktimë e tërë kësaj historie. Tërë bota ka qenë kundër serbëve. Është fakt se një pjesë e krimeve ndaj tyre dikur kanë ngelur nën hijen e krimeve të bëra nga vet ata. Por, fati. Serbisë i kanë ikur dhjetëra miliona euro pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Dyqani i thyer i McDonaldsit në qendër të Beogradit në Terazija së shpejti do të rihapet dhe do të bëhet edhe më modern. Por, një pjesë e turistëve që patën anuluar biletat mbase s’do të kthehen më kurrë. Çfarë janë serbët në fakt si njerëz? Kam sa kohë që mundohem të kuptoj këtë mentalitet, por ende e pamundur.

Një shoqëri që i ngjanë një substance amorfe. Kryeqyteti i Serbisë është një qytet i lezetshëm, me një jetë natë të zgjuar deri në mëngjes, mes pubesh urbane, fansy, e deri te muzika popullore. Sa bukur duket ditëve të pranverës dhe verës. Një qytet më dy lumenj gjigand, Sava dhe Danubi. Fundjava është gjithnjë e këndshme, e bukur dhe e qetë. Sidomos kur nuk ke lidhje me lajmet e ditës. Por, ndonjëherë nuk ngjanë në vetveten. Në festivalin Eurovision organizatorët dhanë disa këshillat. Të mos flitej për ato që janë pika të nxehta në Serbi, të mos tregonin se janë homoseksual dhe sa më pak politikë. Ky është një problem i madh për një mentalitet kolektiv, një mohim i asaj që duket ndryshe. Por, prapë nuk arrij të përshkruaj se si duket shoqëria serbe. Njerëz shumë të mirë, të këndshëm, një pjesë pak nacionalist, kurse një pjesë tjetër me nerva.

E ardhmja e Serbisë gjithnjë është varur shumë nga politika dhe politikanët. Serbët e kanë të vështirë të mendojnë vet ose të paktën një pjesë jeton me ngarkesa. Relaksi nuk ekziston si term në shumë pjesë sepse në fakt nuk dihet se cila gjendje shpirtërore banon në cilin nivel.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi nxorën një përqindje të kënaqshme për demokratët. Megjithatë, partitë politike nuk po arrijnë të formojnë një qeveri demokratike. Kohëve të fundit si për shkak dhe ironi e tregoj një sms që ma kishte dërguar Ivica Daçiq. Ky nuk është ndonjë shok i imi apo ndonjë femër e bukur. Është kryetari i socialistëve të dikurshëm të Sllobodan Millosheviqit dhe është bërë sërish faktor. I thoshin Slloba junior për shkak të prerjes së flokëve dhe sjelljeve si shefi i dikurshëm. Është thjesht një mesazh urimi. Socialistët më pëlqejnë sepse e dinë që janë të rëndësishëm, si foshnjat përkëdhelëse. Sillen me elegancë, flasin me protokoll, me mjeshtëri dhe duan Evropën.

Frika e të gjithë atyre që janë kundër nacionalistëve vazhdon të jetë e pranishme dhe sigurisht shumica i shohin me fobi ballinat e gazetave. Por, kush do të drejtoj Serbinë dhe përse tetori i vitit 2000 nuk ishte vendimtar për një revolucion demokratik? Askush nuk e di. Lufta politike është duke u bërë pikërisht për të nisur apo jo transicionin në Serbi. Rajoni ka nevojë të zgjidh edhe këtë problem dhe i kthjellur të ecën përpara. Një pjesë e serbëve nuk e duan Evropën. Ajo është e frikshme, e pasur dhe kështu s’kanë ku shkojnë. Madje turistët mund të vijnë dhe vetëm të bëjnë problem, të hanë qebapët, pljeskavicat dhe ta pinë tërë rakinë. Ose, Bashkimi Evropian do të kërkoj standarde për të gjitha segmentet.

Nëse socialistët vendosin të kthejnë mbrapsht shiritin dhe të kthejnë fatin e vendit në rrugë të drejtë do të jetë një lajm i mirë. Por, gjithsesi nuk do të ndryshohet asgjë më shumë për të mirë apo për të keq. Anti-globalistët do të mund të jenë udhëheqës të kënaqshëm dhe nuk do të mund të bëjnë shumë probleme. Por, derisa të del tymi i bardhë për zgjidhjen e drejt serbët nuk do të mund të relaksohen të qet në rrezet e diellit. Por, çështja është se cila është zgjidhja e drejt për serbët. Fshati tragji-komik në fqinjësi me BE-në duhet ta pres pafundësisht yllin holivudian Silvester Stalone apo ta rrëzoj bustin dhe të zgjohet nga ankthi? Mbase socialistët e kanë kuptuar. Nëse ndiqet procedura e Vatikanit për zgjedhjen e kreut të kishës, tymi i bardhë që simbolizon zgjidhjet e drejt, mund të thuhet se serbët janë në pritje. Por, tymi s’duket. Një shenjë mbinatyrore mbase do të kishte efekt.


Publikuar: 25.05.2008 23:30:59
Lexuar: 74 herė
Fjalėt kyēe: Tymi, bardhe, Beograd, frika, standardi, jetesor,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Kosovė, pėrpara Kosovė, pėrpara
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike
Kriza e drithėrave dhe Energjia Kriza e drithėrave dhe Energjia
Minatorė & politikanė Minatorė & politikanė
Divorci, Divorci, "revolucioni" i fundit indian
Bllof me kuotimin e grave Bllof me kuotimin e grave
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti Rritja e ēmimit tė naftės dhe pasojat tek transporti
Google Yahoo MSN