E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Antikomunisti shkodran, qė organizoi rrėzimin e bustit tė Stalinit
Antikomunisti shkodran, qė organizoi rrėzimin e bustit tė Stalinit
Antikomunisti shkodran, qė organizoi rrėzimin e bustit tė Stalinit
Ka lindur nė Shkodėr nė vitin 1940. Mbas arrestimit tė tė atit, oficer i Mbretit Zog, nga regjimi komunist fillon pėrndjekja politike ndaj familjes. Viktori dhe vėllezėrit e tij qė nė moshė tė re provuan burgjet e diktaturės komuniste dhe arrestimet e herėpashershme tė anėtarėve tė familjes. Ka dhėnė njė kontribut nė lėvizjet antikomuniste dhe demokratike nė Shkodėr, si tentativa e heqjes sė bustit tė diktatorit Stalin.

Ka lindur në Shkodër në vitin 1940. Mbas arrestimit të të atit, oficer i Mbretit Zog, nga regjimi komunist fillon përndjekja politike ndaj familjes. Viktori dhe vëllezërit e tij që në moshë të re provuan burgjet e diktaturës komuniste dhe arrestimet e herëpashershme të anëtarëve të familjes. Ka dhënë një kontribut në lëvizjet antikomuniste dhe demokratike në Shkodër, si tentativa e heqjes së bustit të diktatorit Stalin. Viktori është themeluesi dhe drejtuesi i së parës Degë të Shoqatës së ish-përndjekurve politikë në Shkodër dhe i gazetës “Pishtari”. Zhgënjimi që pësoi ishte aq i madh, saqë detyrohet të marrë strehim politik në SHBA. Është autor i librit “Dëshmoj”.

TMERRI i 13 JANARIT 1990

Nga ora 7 e darkës, lashë qendrën e pjacës dhe u nisa për në shtëpi. Te shkolla “Jordan Misja” takova Dedë Kasnecin, i cili ishte personi nr.1 që megjithë shpirt dha kushtrimin për demonstratat. E kisha takuar disa ditë më parë dhe kishim biseduar rreth demonstratës. Deda më kishte shfaqur mendimin e hapjes nëpërmjet një fjalimi. Shpresonim te Dom Simon Jubani. Personit që kishte shkuar ta bisedonte, i kishte thënë se nuk mund të vinte sepse mund të derdhej gjak dhe nuk ishte mirë për të si klerik. Isha konsultuar me një shokun tim për t i bërë thirrje gjithë Shkodrës dhe ta udhëhiqnim këtë turmë që nuk kursente asgjë për liri e për të hedhur poshtë simbolin e diktaturës, diktatorin Stalin.

Atij i pëlqeu ky mendim në fillim, por, të nesërmen, pasi ishte konsultuar me shokët e vuajtjes, e kishin parë të parakohshme pjesëmarrjen në këtë demonstratë. Gavroshët do të mbeteshin pa mbështjetjen e tyre. I vura kasetën që kisha përgatitur, në pamundësi të fjalimit. Këtë kasetë e kishte dëgjuar edhe Deda dhe e kishte pëlqyer, po ishte e vështirë të realizohej. Kur 2-3 ditë përpara e kisha shoqëruar me motor për në shtëpi, Deda kishte vënë re se na kishin ndjekur.

- Dedë, - i thashë unë, - nëse na arrestojnë ke për të thënë se kam qenë për të pirë një gotë verë te Viktori, se e bën të mirë. Ti je i njohur si merakli i verërave. Mos beso asgjë në adresën time pa u ballafaquar.

Deda kishte shkuar në të gjitha lagjet që kishte organizuar Ndoc Liqezja, në Serreq, Gjuhadol e shumë të tjera. Më shumë ishte një elektrizim spontan se sa një organizim. Të gjithë i thërriste zëri i ndërgjegjes për të rrëzuar bustin e Stalinit...


Publikuar: 26.05.2008 00:43:30
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Antikomunisti, shkodran, organizoi, rrezimin, bustit, Stalinit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Kur nėnėn time e gjeta tė lidhur pas karriges nė shtėpi Kur nėnėn time e gjeta tė lidhur pas karriges nė shtėpi
Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin
Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve
Ish-e burgosura: Netėt e frikshme rrugėve, pas daljes nga burgu Ish-e burgosura: Netėt e frikshme rrugėve, pas daljes nga burgu
Fazlliē-Mishkoviē, lidhje kriminale Fazlliē-Mishkoviē, lidhje kriminale
Letra e hapur: “Krimet qė bėnė austriakėt nė Shqipėri” Letra e hapur: “Krimet qė bėnė austriakėt nė Shqipėri”
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
U dėnova 8 vite burg pėr gjuhėn shqipe U dėnova 8 vite burg pėr gjuhėn shqipe
Shqipėria nė Perandorinė bizante (Shek- IV-XIV). Shqipėria nė Perandorinė bizante (Shek- IV-XIV).
Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane
Google Yahoo MSN