Lindi nė qytetin e Korēės, nė vitin 1925. Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e vendlindjes, kurse tė mesmen nė njė kolegj mjekėsor, nė Firence. Nė vitin 1944, kthehet nė Shqipėri dhe rreshtohet nė radhėt partizane. Arrestohet nė vitin 1952 dhe dėnohet me vdekje pėr motive politike. Pas apelimit i falet jeta dhe dėnimi i kthehet nė 25 vjet burg. Vuan gjithsej 14 vjet burg dhe mė pas detyrohet tė punojė nė punė tė rėnda fizike.
Lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1925. Shkollën fillore e kreu në qytetin e vendlindjes, kurse të mesmen në një kolegj mjekësor, në Firence. Në vitin 1944, kthehet në Shqipëri dhe rreshtohet në radhët partizane. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje për motive politike. Pas apelimit i falet jeta dhe dënimi i kthehet në 25 vjet burg. Vuan gjithsej 14 vjet burg dhe më pas detyrohet të punojë në punë të rënda fizike. Që nga viti 1992, drejton shoqatën e grave të burgosura dhe të persekutuara të Shqipërisë. Ka botuat librat: Dashuria e heshtur (1999); Përse vuaj (2001); Koha në mjegull (2003).
A MUND TË FALIM?
Shpesh kemi biseduar me shoqe ish- të dënuara politike. Kemi lexuar shkrime të ndryshme nëpër gazeta, ku thuhet se duhet të falim. Po! Ne duhet të falim, për hir të kombit. Të jemi tolerantë, të jetojmë në qetësi dhe në harmoni. Por do të na duhet të harrojmë plagët, ato ëndrra të këqija që ende ndrydhin rininë, jetën tonë
Po si të falim? Unë jam njëra prej viktimave të regjimit komunist. U dënova me vdekje dhe, pas apelimit, dënimi m u kthye me 25 vjet privim lirie. Kam shumë për të folur për vitet e burgut, por jo më pak të rënda kanë qenë edhe ato jashtë. U lirova një ditë prilli. U enda nëpër rrugët e Tiranës të gjeja një copë strehë ku të futja kokën derisa u err. Ishte nata e parë e lirisë. Duhej të isha e gëzuar, por s mundesha!
Njerëzit shëtisnin të qetë dhe shijonin freskinë e asaj mbrëmjeje pranvere. Unë endesha me këpucë në dorë nga dhimbja e këmbëve. Nuk dija ku të trokisja! Kalova nga një hotel, në tjetrin, por për mua atë natë nuk do të kishte asnjë strehë. Sportelistët sa shikonin fletën e lirimit me vulën e burgut, thoshin një jo të prerë. Orët kalonin me zor dhe nata ishte e frikshme, e gjatë. Të nesërmen shkova te një familje për të pushuar pak. Më dhimbnin këmbët, por më shumë shpirti. Dhe ja, edhe aty polici
Të zotët e shtëpisë duhet të më nxirrnin jashtë, sepse unë isha armike e popullit, përndryshe ndaj tyre mund të merreshin masa internimi. U trondita edhe më, por s mund të qaja.
Unë kisha harruar të qaja dhe lotët më ishin shterur që në burg! E megjithatë, diku u gjend një lot i harruar, kur një fëmijë rreth 12 vjeç e ca të tjerë, ndoshta pak më të mëdhenj, iu kërcënuan policit me tullë në dorë, duke më marrë në mbrojtje! Të gjithë bashkë i thërritnin: Ajo është e mirë. Ç keni me të? Nuk ju vjen keq?! Që të mos i rëndohesha më asaj familjeje të mirë, u largova