Komisioni Evropian ka rekomanduar qė integrimi i njė sėrė pajisjeve tė sigurisė, tė cilat veēmė integrohen nė modelet mė tė shtrenjta tė automjeteve, pėr disa vjet tė bėhen tė obligueshme pėr tė gjitha automjetet.
Sipas rekomandimit të Komisionit, nga viti 2012, të gjitha automjetet e reja do të duhet të pajiseshin me sistemin elektronik të kontrollit të stabilitetit (ESC), që dukshëm rrit sigurinë e automjeteve.
Kamionët dhe mjetet tjera të rënda do të duhej që nga viti 2013 e tutje të pajisen me sistemin e avancuar të frenimit në rastet urgjente (AEBS) dhe sistemin e lajmërimit të vozitësit kur automjeti kalon në linjën tjetër të qarkullimit për shkak të vëmendjes së pamjaftueshme apo të fjetjes së vozitësit.
Vitin e kaluar Komisioni ka rekomanduar që në automjetet personale të integrohet në mënyrë të obligueshme sistemi për ndihmë në frenim i cili në masë të gjerë mbron këmbësorët.
Të gjitha këto masa, sipas vlerësimeve të Komisionit, do të duhej të shpëtonin rreth 5.000 jetë njerëzish për vit.