E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Fati i ligjit mbi duhanin
Fati i ligjit mbi duhanin
Fati i ligjit mbi duhanin
Mė 26 maj u mbush njė vit nga koha kur hyri nė fuqi Ligji 9636, sipas tė cilit, nė Shqipėri nuk lejohet pirja e duhanit nė mjedise publike. Ky ligj u prit me polemika dhe kundėrshti tė mėdha. Nga njėra anė, u argumentua se hartimi dhe miratimi i tij motivohej nga interesi publik, nga ana tjetėr ai u kundėrshtua, sidomos nga grupet e interesit.

Më 26 maj u mbush një vit nga koha kur hyri në fuqi Ligji 9636, sipas të cilit, në Shqipëri nuk lejohet pirja e duhanit në mjedise publike. Ky ligj u prit me polemika dhe kundërshti të mëdha. Nga njëra anë, u argumentua se hartimi dhe miratimi i tij motivohej nga interesi publik, nga ana tjetër ai u kundërshtua, sidomos nga grupet e interesit. Por edhe nga shumë studiues dhe ekspertë. Unë, personalisht, kam pasur një qëndrim të dyzuar. Kjo, për disa arsye që lidhen me atë se ç’përfaqëson duhani, me nevojën e rregullimit shoqëror (me ligji) të përdorimit të tij, sikurse me ligjin në vetvete, me përmbajtjen dhe efektet potenciale të këtij ligji konkret.

Unë, ndryshe nga shumë polemizues të tjerë, kam qenë dhe jam i mendimit se një ligj për duhanin ishte i domosdoshëm. Për t’u shpjeguar, do të na duhet njëfarë “analize e thellësisë”. Duhani është në fakt një lloj droge. Për shkak të çmimit shumë më të ulët, në raport me drogat e tjera, është quajtur edhe “droga e fukarait”. Ai analizohet midis drogave thuajse në të gjithë literaturën që i kushtohet këtij problemi. Kjo lidhet me nikotinën që përmban dhe efektet e saj. Por sikundër edhe drogat e tjera, zor se do të përdorej nëse nuk do të kishte efekt “pozitiv” mbi organizmin. Nikotina stimulon neuronet që janë të ndjeshme ndaj acetilkolinës. Një efekt anësor i saj, është se ajo ul tendosjen në muskuj. Kjo është arsyeja pse njerëzit që pinë duhan pretendojnë se ai i shtensionon. Sikurse droga, duhani është një agjent (substancë, lëndë) i destinuar për të dhënë efektet psikike. Ai mbart rrezikun e abuzimit, të varësisë, tolerancës dhe të shumë pasojave të tjera negative vetjake e sociale. Tek e fundit, problemi nuk është përdorimi me masë i tij, por teprimi ose, në gjuhën e drogës, abuzimi.

Dosieri i mësipërm na sugjeron domosdoshmërinë e shtimit të përpjekjeve shoqërore e individuale, për të bërë që njerëzit t’i qëndrojnë sa më larg duhanit. Ndaj, ndërhyrja me ligj ishte e domosdoshme. Ligje që standardizojnë përdorimin e duhanit, ka thuajse në çdo vend. Madje historikisht, duhani është ndeshur me ligjin që në ditën e “zbulimit” të tij. Kur shokët e Kristofor Kolombit zbritën për herë të parë në Kubë, për shembull, ata mbetën të çuditur nga indianët që tymosnin në disa cilindra të formuar nga gjethe të përdredhura. Dhe, siç mund të merret me mend, nxituan t’i imitonin ata. Pas kthimit në Spanjë ata u burgosën nën akuzën: “Bashkëpunim me djallin”. Por shumë shpejt duhani (nicotina tabacum) do të pushtonte botën. Njeriu i sotëm vazhdon të mbetet masivisht bashkëpunëtor i “djallit-duhan”, në mos edhe skllav i tij. Ndonëse ai shkakton një vdekje në çdo dhjetë sekonda.

Por metoda represive është njëra anë e problemit, që gjithsesi nuk duhet absolutizuar. Duket sikur pushtetet e sotme publike (përfshirë edhe ligjin të cilit po i referohemi) po zëvendësojnë perkursorët e vjetër. Historia na informon, për shembull, se në vitin e largët 1692, në Santiago, pesë murgj u varrosën të gjallë sepse kishin pirë duhan gjatë shërbimit kishtar. Në shekullin e 17-të, Senati i Bernës i deklaroi kriminelë pirësit e duhanit. Në Rusi, Car Mikeli III, atyre që pinin duhan fshehurazi, u priste hundën. Ndërsa për përsëritësit rezervonte… prerjen e kokës! Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit 9636, mbi ndalimin e duhanit në Shqipëri, rezulton një bilanc i trishtë: askush nuk pyet më për të.

Spinoza, në kohën e tij, ka shkruar kështu: “Të gjitha ligjet që mund të shkelen pa bërë që shkelësit të vuajnë janë të destinuar të bëhen objekt talljeje”. Fati i këtij ligji, ishte i paravendosur: ai do të shndërrohej në objekt talljeje, pikërisht sepse ai nuk merret me shkelësit e tij. Pra një ligj që ndalon përdorimin e duhanit, nuk parashikon masa ndaj vetë duhanpirësve. Ky është paradoksi. Nëse dikush shkel ligjin dhe pi duhan në korridoret kryeministrore gjobitet jo ai vetë, por Kryeministri (institucioni). Nëse kjo ndodh në korridoret, auditorët apo edhe banjat e një shkolle apo universiteti, gjobitet rektori apo drejtori. Nëse kjo ndodh në mjediset e panumërta të Hotel Tiranës, për shembull, apo të çdo institucioni sipërmarrës çfarëdo sërish gjobitet sipërmarrësi.

Dhe, së fundi, nëse dikush (konkurrent, abuzues, dashakeq, një “xhepist taksash”, një i çmendur apo kushdo qoftë) mendon ta fundosë (falimentojë, zhvatë etj.) një sipërmarrje shërbimi, mjafton që ai të dërgojë atje një duhanpirës dhe, njëherësh, të njoftojë autoritetet monitoruese të zbatimit të ligjit (autoritetet gjobvënëse) të cilat e kanë “dorën të rëndë”. Ligji u jep atyre të drejtën e një gjobe vështirësish të përballueshme nga sipërmarrjet. Ndërsa për përsëritësit gjoba progresive të papërballueshme. Shkurt, ligjvënësi duhet të rikthejë për shqyrtim ligjin që ka miratuar mëse një vit më parë.

Ligji mund të plotësohet me kushte dhe sanksione për cilësinë e duhanit që qarkullon në treg. Unë do të jap një sugjerim, në kërkim të përgjigjes se “ç’mund të bëhet, veç represionit” që ka si pikënisje parimin se shëndetin nuk e dëmton duhani (siç shkruhet në çdo paketë), por nikotina që ai përmban. Atëherë duhet të ulet përqindja e nikotinës, qoftë edhe me nxitës fiskalë. Kjo nënkupton kontrollin e rreptë të cilësisë së duhaneve që konsumohen, kufizimin me norma tavan të përqindjes së nikotinës dhe stimulimin e prodhimit (apo edhe të importit) të duhaneve me përqindje sa më të ulët të saj që do të thotë vendosje e taksës së diferencuar sipas përqindjes së nikotinës, për t’i bërë prodhuesit dhe tregtarët ekonomikisht të interesuar për të nxjerrë në treg cigare sa më të padëmshme. Vetëm me një masë të tillë mund të ulet përmbajtja mesatare e nikotinës dhe oksidit të karbonit në duhan në 50-60 për qind. Ky është vetëm një sugjerim. Por sa të tjerë mund të dalin nga konsultimi me specialistët dhe ekspertët, me profesionistë të mendimit, siç janë edhe studiuesit e shkencave sociale.



Publikuar: 27.05.2008 01:38:08
Lexuar: 74 herė
Fjalėt kyēe: Fati, ligjit, duhanin, pirja, Shqiperi,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Njė sfidė pėr rendin botėror Njė sfidė pėr rendin botėror
Shtypi britanik pėr Osetinė dhe Kosovėn Shtypi britanik pėr Osetinė dhe Kosovėn
Sherr pa logjikė Sherr pa logjikė
Menēuri apo sanēopanēizėm?! Menēuri apo sanēopanēizėm?!
Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm? Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm?
Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”… Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”…
Rusi-Gjeorgji, dy popuj ne Rusi-Gjeorgji, dy popuj ne "loje luftash"
Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Siguria qė s’ofron dot NATO Siguria qė s’ofron dot NATO
Fundi i epokės sė naftės Fundi i epokės sė naftės
Google Yahoo MSN