E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Siguria qė s’ofron dot NATO
Siguria qė s’ofron dot NATO
Siguria qė s’ofron dot NATO
Ditėn e premte, teksa Kryeministri vazhdonte turin e tij “Shqipėria nė NATO”, televizionet njoftonin se nė Shqipėri humbėn jetėn 8 persona nė aksidente rrugore. Ėshtė e natyrshme qė ftesa pėr nė NATO dhe anėtarėsimi eventual nė radhėt e Aleancės tė reklamohen si arritja mė e madhe e Shqipėrisė nė vitet e pluralizmit.

Ditën e premte, teksa Kryeministri vazhdonte turin e tij “Shqipëria në NATO”, televizionet njoftonin se në Shqipëri humbën jetën 8 persona në aksidente rrugore. Është e natyrshme që ftesa për në NATO dhe anëtarësimi eventual në radhët e Aleancës të reklamohen si arritja më e madhe e Shqipërisë në vitet e pluralizmit, pasi hyrja në Aleancë do të konfirmonte njëherë e mirë vendin e Shqipërisë në familjen e madhe të kombeve evropiane dhe do të garantonte gjithashtu në mënyrën më të mirë të mundshme, sigurinë e Shqipërisë. Por nga ana tjetër, hyrja në NATO nuk do të thotë se vetvetiu përmirësohet ndjenja e sigurisë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Sepse në këto 17 vjet pluralizëm, kanë vdekur e vazhdojnë të vdesin me qindra shqiptarë, pa u shkrepur qoftë dhe një pushkë e vetme kundër ndonjë pushtuesi apo agresori të huaj.

Dhe arsyeja kryesore për këtë është natyrisht dështimi i të gjitha qeverive shqiptare për të hartuar e zbatuar ndonjë strategji për garantimin e sigurisë së jetës së këtij populli. Se sa lë për të dëshiruar niveli i sigurisë së jetës në Shqipëri, kuptohet fare lehtë duke u hedhur një sy, qoftë dhe kalimthi, faqeve të kronikës në shtyp. Në fakt, aq shumë vend zënë lajmet për vdekje aksidentale, vrasje e plagosje nëpër gazeta sa të krijohet përshtypja sikur po të mos kishte ngjarje të tilla, gazetat do të binin në krizë. Vetëvrasje pafund e vrasje nga më të tmerrshme, për arsye nga më të çmendurat. Burra që vrasin gratë për çështje nderi, fqinjë që sakatohen për çështje pronësie, trima të çartur që ta numërojnë për një fjalë goje, vrasje për prishje pazaresh, pacientë që u mbesin në dorë doktorëve, vite jetë që na shkurtohen nga ndotja e ajrit, për të mos folur pastaj për vdekjet pothuajse të përditshme nga aksidentet rrugore. Mjafton të kujtojmë për shembull aksidentet e shumta në autostradën Tiranë-Shkodër, e cila është bërë tmerri i shoferëve.

Natyrisht që përpara fenomeneve të tilla do të ishte e lehtë të ngrije supet, duke u justifikuar se ato janë bashkudhëtare të natyrshme të tranzicioneve të vështira si ky i yni. Apo duke u bërë cinik e duke ua veshur fajin për një pjesë syresh, egërsisë apo shpirtit luftarak të shqiptarëve dhe traditave të tyre, si për shembull kanunit, gjakmarrjes etj., duke thënë me pak fjalë se shqiptarët na qenkërkan të programuar biologjikisht apo kulturalisht për të qenë të dhunshëm apo moskokëçarës ndaj humbjes së jetës. Por këto s’janë veçse arsyetime të kota, që kanë si përfundimin e tyre logjik një larje duarsh dhe një dorëzim përballë problemeve të tilla. Sepse tradita të ngjashme me ne kanë dhe shumë vende të tjera të Ballkanit, ku ka madje dhe popullsi të konsiderueshme shqiptare, por në asnjë prej tyre, shifrat e vrasjeve apo vdekjeve nëpër aksidente nuk arrijnë nivelet e frikshme që kapin ato në Shqipëri. Dhe nuk kërkon ndonjë fantazi të madhe për të arritur në përfundimin se përgjegjësia më e madhe për këtë situatë i mbetet shtetit i cili, në fund të fundit, ka si detyrën e tij kryesore, të sigurojë jetën dhe mirëqenien e shtetasve të tij. Sepse, në qoftë se Shqipëria do të kishte një sistem drejtësie të drejtë e funksional, ai fshatari që vret për pronën, ndoshta do t’i drejtohej një herë gjykatës përpara se të rrokte kosën, sëpatën apo kallashin.

Në qoftë se policia rrugore do të zbatonte ligjin pa u bërë lëshime shoferëve të krisur dhe në qoftë se shteti do të përcaktonte masa më të rrepta ligjore për ata që kryejnë shkelje që s’ke si t’i quash ndryshe por kriminale - si për shembull kur shoferi është i dehur, kur një i marrë bën parakalime marramendëse apo kalon mbi vijat e bardha me shpejtësi skëterre - ndoshta këta do të mendoheshin dy herë. (Meqë ra fjala, a nuk ka ardhur koha që të shikohet mundësia e ashpërsimit të Kodit Rrugor të Shqipërisë?) Dhe arsyetime të ngjashme vlejnë edhe në rastin e gjakmarrjes, dhunës në familje e kështu me radhë. Por në një kohë që në qeveri është angazhuar i madh e i vogël për të siguruar Irakun, Afganistanin apo Çadin, duket sikur askush nuk ka kohë për të zgjidhur problemet e sigurisë në Shqipëri. Dhe, në fund të fundit, shanset për t’u vrarë nga ndonjë sulm terrorist për një shqiptar janë të papërfillshëm në krahasim me mundësinë që ta shkelë makina duke u kthyer nga puna.

Por se sa pak vlen jeta në Shqipëri kjo duket edhe në numrin e madh të aksidenteve në punë dhe reagimin, ose më saktë indiferencën e shtetit ndaj tyre. Në Bulqizë, për shembull, jeta e një minatori me ç’duket vlen 5 lekë të reja kilogrami! Se aq fitonte ai minatori i shkretë, që vdiq në mënyrë të tmerrshme duke u varrosur së gjalli nga një masiv dheu. Dhe, pak a shumë, aq vlente dhe jeta e atyre 12 minatorëve të tjerë që kanë vdekur këtë vit në Bulqizë duke u rropatur nëpër galeri për të fituar bukën e gojës. Apo ata punëtorët që bien rëndom nga skela, apo në një mori aksidentesh të tjera në punë. Dhe në të gjitha këto raste, këtyre tragjedive individuale u janë kushtuar ca rreshta në faqet e shtypit apo ndonjë raportim i shkurtër në televizion, si dhe ndonjë reagim disi i sforcuar i zyrtarëve të lartë, të cilët më tepër se të shqetësuar, duken të bezdisur që një palo punëtor paska qenë aq i pakujdesshëm sa të humbasë jetën, duke u prishur rehatinë këtyre zotërinjve! Dhe nuk thuhet kurrë ndonjë fjalë për mungesën e masave të sigurisë në punë dhe me përjashtim të ndonjë rasti kur aksidentet ndodhin m’u përpara kamerave, s’është dëgjuar ndonjëherë të flitet për ndonjë pronar apo administrator të dënuar për këto vdekje.

Më e keqja është se në Shqipëri, shteti, shpesh, jo vetëm që nuk kujdeset për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve të tij, por kontribuon dhe vetë në shkaktimin e tragjedive. Rasti me i turpshëm është padyshim ai i Gërdecit, ku vetë shteti u vendosi banorëve të shkretë m’u në mes të fshatit një sasi municioni, të mjaftueshme për të hedhur në erë të gjithë qarkun. Për fat të keq, reagimi ndaj tragjedisë të Gërdecit nxori në pah dhe një tjetër të vërtetë për qasjen e shtetit shqiptar ndaj sigurisë së jetës së shqiptarëve: po të mos ndodhë ndonjë gjëmë e përmasave të Gërdecit, askush nuk e vë ujin në zjarr. Në rastin e minatorëve, këta të fundit, me ç’duket, kanë pasur fatin e keq të vdesin një e nga një, duke bërë kështu që tragjeditë e tyre jo vetëm të mos kenë të njëjtën jehonë si ajo e Gërdecit, por që dalëngadalë publiku të fillojë të humbasë interesin e të mos shqetësohet më për aksidentin e radhës.


Publikuar: 27.05.2008 01:41:18
Lexuar: 78 herė
Fjalėt kyēe: Siguria, s'ofron, NATO, vitet, pluralizmit,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
“Hearing”- demokratizim apo kontroll?! “Hearing”- demokratizim apo kontroll?!
Lufta ndaj korrupsionit Lufta ndaj korrupsionit
Lėvizja drejt Europės Lėvizja drejt Europės
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq
Ne duhet te cojme boten drejt stabilitetit financiar Ne duhet te cojme boten drejt stabilitetit financiar
Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!? Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!?
Njė krizė pa rrugėdalje apo…? Njė krizė pa rrugėdalje apo…?
Kujt t'i besohet realitetit apo deklarimeve...? Kujt t'i besohet realitetit apo deklarimeve...?
Rivotim dhe ritestim nė Maqedoni Rivotim dhe ritestim nė Maqedoni
Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn
Google Yahoo MSN