Ka lindur nė Tiranė mė 1949. U diplomua nė drejtėsi nė Universitetin e Tiranės. Mbas arrestimit tė babait Kiēo Ngjela, ish-ministėr i tregtisė qė u dėnua me grupin armiqsor tė ekonomisė, nė vitin 1975, Spartaku internohet sė bashku me familjen nė Selenicė tė Vlorės. Njė vit mė pas arrestohet dhe dėnohet e ridėnohet nė burg. Po kėshtu dėnohet edhe vėllai i tij, Sokol Ngjela, dhe gjatė viteve 80, qė tė tre pjestarėt meshkuj tė familjes Ngjela janė tė burgosur politik.
Ka lindur në Tiranë më 1949. U diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës. Mbas arrestimit të babait Kiço Ngjela, ish-ministër i tregtisë që u dënua me grupin armiqsor të ekonomisë, në vitin 1975, Spartaku internohet së bashku me familjen në Selenicë të Vlorës. Një vit më pas arrestohet dhe dënohet e ridënohet në burg. Po kështu dënohet edhe vëllai i tij, Sokol Ngjela, dhe gjatë viteve 80, që të tre pjestarët meshkuj të familjes Ngjela janë të burgosur politik. Pas rënies së diktaturës, Spartak Ngjela u aktivizua në jetën politike të vendit dhe është një prej eksponentëve të spikatur të PD-së. Gjithashtu, për një periudhë të shkurtër, ka qënë edhe ministër i drejtësisë. Në lëmin e letrave Spartak Ngjela ka botuar dy romane: Shpella e vrasjes dhe Helena R, si dhe ka mjaft dorëshkrime të periudhës së burgut.
Fragment nga libri "Shpella e vrasjes"
Nata sa vinte po bëhej më e errët, ndërsa përballë qytetthit pas kaq e kaq vjetësh kështjella fekste nga dritat e nuk i ngjasonte më fare atij guri të zi e të vetmuar, që i kishte tëhuajtur kohës. Ajo tani, për banorët e asaj ane befas kishte marrë jetë e në mend u çohej vrik mendimi i trishtë sapo që shihnin dritat - aty brenda dihej se ishin mbyllur gjithë ata të internuar, ca të lëkurur në të vërtetë tërë ajo mori njerëzish që vetë, me sytë e tyre, i kishin parë që së largu tek zbrisnin atë pasdite vjeshte nga kamionët e viheshin në radhë për të hyrë brenda në kështjellë. E sa për kështjellarët, asgjë nuk kishte ndryshuar, ngaqë në mendjen e tyre nuk bëhej asfare dallim midis qytetthit që e kishin aq pranë dhe gjithë vendit: bile çdo pikë e globit për ta ishte e barazlarguar nga kështjella e tyre përderisa nuk kishin asnjë grimë mundësie që të bënin qoftë dhe një çap të vetëm tej murit të gurtë. Për ata njerëz kishte vetëm natë, ditë, roje, kështjellarë dhe pritje
- Ndaaal! Briti befas, mu në të ngrysur, një roje, me zë aq të fortë, sa u duk për një çast se gjithçka u shkul vendit. Ishte e para britmë kjo e asaj nate, prandaj dhe bëri aq e aq përshtypje. Ajo mandej sikur u thëthit nga guri i sheshit të kështjellës, gjëmoi aty për një grimë kohe, gjersa u përandit dalëngadalë si jehonë e mori dhenë. Në shesh ra prapë qetësia e parë, që prishej rëndom vetëm nga goditjet e çapit të njëtrajtshëm të gardianit të brendshëm. Gup
gup gup
Gjithsesi ca hapa të rëndë ata, që s e humbisin hiç ritmin nga britmat e herëpashershme të rojeve ushtarë, të cilët, përgjithësisht, zgjateshin me kast në tingullin "a", që ta nxirrnin jashtë krejt si sokëllimë fjalën: Ndaaal ! përsëritur e përsëritur aq shpesh kjo atë natë të parë nga njëri te tjetri: "Ndaaal"! bërtiste roja përmbi portën e madhe, mandej ia pasonte po ashtu, bile më fort, ai tjetri që ndodhej aty sipër përmbi mur ku një si bërryl merrte kthesën e parë të qerthullit kështjellor. E kështu me radhë, kur e kur, nga të gjitha truprojat e gurta zëri i rreptë vërsulej me shkulma mbi kazermat e të internuarve. Ndaaal!