Lindi nė Korēė nė vitin 1920. Studimet e mesme i kreu nė Liceun e Korēės, ndėrsa studimet e larta nė Tiranė, nė Institutin Pedagogjik. Pėr mė shumė se ēerek shekulli ka qenė mėsues nė qytetin e lindjes. Ka marrė pjesė nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė vitin 1972. Nė vitin 1976 ėshtė dėnuar me dhjetė vjet heqje lirie pėr agjitacion dhe propagandė. Tani jeton nė Berat. Mban titullin "Mėsues i Merituar".
Lindi në Korçë në vitin 1920. Studimet e mesme i kreu në Liceun e Korçës, ndërsa studimet e larta në Tiranë, në Institutin Pedagogjik. Për më shumë se çerek shekulli ka qenë mësues në qytetin e lindjes. Ka marrë pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972. Në vitin 1976 është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë. Tani jeton në Berat. Mban titullin "Mësues i Merituar".
Vetëvrasja e dështuar
Po rrija e mendohesha: "Tani do të fillojnë raprezaljet. Nga unë pak a shumë varet, në mos jeta, e ardhmja ose, së paku, mënyra e jetesës e kaq e kaq vetëve: ime shoqe, dy vajzat me burrat e tyre e me djemtë e çupës së madhe, vjehrri e vjehrra e dhëndrit të vogël dhe vjehrra e vajzës së Beratit, këta bëjnë dhjetë veta; im vëlla dhe e shoqja, dymbëdhjetë, ime motër, trembëdhjetë. Nga dënimi im varet dhe fati i tyre. Mbaj apo s mbaj përgjegjësi për këta njerëz? Po të mos dal në gjyq, po të vdes këtu në burg nga dhuna, sëmundja a vetëvrasja, sipas ligjit nuk do të quhem fajtor, përderisa gjykata nuk do të arrijë të japë vendimin për fajësinë time, sepse kam vdekur pa u gjykuar.
Nga torturat nuk besoj të vdes, as nga ndonjë sëmundje hëpërhë. Atëherë për të shpëtuar këta njerëz, për të mos më ndjekur mallkimi i tyre edhe përtej varrit, sidomos ai i nipave, nuk më mbetet tjetër veç vetëvrasjes".
Ideja e vetëvrasjes sa vinte e forcohej, madje nuk po më ndahej deri sa arriti e u kthye në ide fikse ."Duhet të vras veten patjetër, përsërisja kush e di sa herë në ditë".
Me të më sjellë në Pogradec, më kontrolluan trupin, xhepat dhe nuk më lanë gjë tjetër të mbaja përveç shamisë së hundëve. (Këpucët duhet t i zbathja e t i lija para derës së birucës).
Gjatë kontrollit, për çudi a për fat, as Bajramit, as hetuesit e pastaj as përgjegjësit të birucave nuk u shkoi ndërmend se në vend të rripit të pantallonave kisha ca tiranda të holla. Atëherë burrat pothuajse nuk mbanin fare tiranda, kështu që ato nuk m i vunë re as kur më kontrolluan xhepin e brendshëm të xhaketës, as atë të prapmin e pantallonave.
Nuk e mbaj mend saktë, ishte nata e njëzet e një tetorit apo e nesërmja, kur vendosa të vras veten duke u mbytur me këto tiranda. U futa nën batanije, i shtrëngova në fyt, i lidha, mbulova kokën, futa duart midis gjunjëve dhe po prisja vdekjen. Më kujtohet fare mirë, se fryma që nxirrja nga mushkëritë bënte pak zhurmë, ndërsa ajri që thithja me shumë vështirësi nuk ndihej fare. E kuptova se nuk i kisha shtrënguar sa duhet tirandat dhe se do të përpëlitesha shumë gjersa të më dilte shpirti, prandaj i zgjidha dhe u mundova t i shtrëngoj sa më fort. Këtë radhë ia dola mbanë...
Po të mos dal në gjyq, po të vdes këtu në burg nga dhuna, sëmundja a vetëvrasja, sipas ligjit nuk do të quhem fajtor, përderisa gjykata nuk do të arrijë të japë vendimin për fajësinë time, sepse kam vdekur pa u gjykuar.