E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Bashkim Shehu, nga parajsa socialiste, nė rrathėt e ferrit-burg
Bashkim Shehu, nga parajsa socialiste, nė rrathėt e ferrit-burg
Bashkim Shehu, nga parajsa socialiste, nė rrathėt e ferrit-burg
Bashkim Shehu ka lindur nė Tiranė mė 1955-ėn. Mbaroi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn e gjuhė-letėrsisė. Nė vitin 1982 arrestohet dhe dėnohet me 7 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Pozita e lartė e tė atit (pėr gati 30 vjet kryeministėr i Shqipėrisė socialiste) dhe vetėvrasja (apo vrasja) e tij nė dhjetor tė vitit 1981.

Bashkim Shehu ka lindur në Tiranë më 1955-ën. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhë-letërsisë. Në vitin 1982 arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg për agjitacion e propagandë. Pozita e lartë e të atit (për gati 30 vjet kryeministër i Shqipërisë socialiste) dhe vetëvrasja (apo vrasja) e tij në dhjetor të vitit 1981, bën që familja Shehu, brenda pak kohe, të shkatërrohej plotësisht. Nëna gjithashtu i vdes në rrethana misterioze ndërsa mbahej e izoluar në burgun e Tiranës. Bashkim Shehu është prozator i njohur dhe ka botuar shumë libra, ndër të cilët mund të përmëndim “Vjeshta e Ankthit”, “Rrethi”, “Mallkimi ose mosqenia e autorit”. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera. Aktualisht jeton në Spanjë.

TRIPTIK- Shkronjat

Hapat e atyre lart

I dergjur mbi një shtrojë të fortë gur, gur prej varri, i palëvizur, s më mbetet veçse të dëgjoj hapat e atyre që janë lart. E çuditshme sesi mund të çapiten e të ecin mbi një syprinë aq të pjerrët, edhe mbi tjetrën po aq të pjerrët, të prirura nga të dyja anët e një kulmi, siç mund të ninëzohet nga trajta e kësaj kubeje që e kam përmbi krye, edhe ndër sytë e mi, pothuaj parreshtur. E shmang shikimin s andejmi veç për ndonjë çast të shkurtër, vështroj përvjedhurazi me bisht të syrit, majtas e djathtas, pa guxuar ta kthej kokën, edhe arrij të dalloj, si më të djathtë, edhe më të mëngjër, të njëjtën gjë. Pakogjë, në fund të fundit. Dikë që dergjet kështu si unë, i palëvizur. Edhe, afërmendsh, aq më pak guxoj t i flas, mu sikurse as ai nuk më flet. Edhe, ngaqë s e kthej dot kokën dhe vetëm vështroj me bisht të syrit, herë me të majtin, herë me të djathtin, domosdo që sytë më lodhen shpejt, edhe e tërë kjo po s mund të zgjasë.

Diçka më gjatë mund ta kundroj murin përballë, po gjithëpoaq pa e ngritur kokën, pa e bërë as edhe një lëvizje sado të vogël të qafës për ta ngritur. Sidoqoftë, këndi i të parit është i tillë, që shkakton më pak lodhje, dhe veç asaj arrij të kapë një fushëpamje më të gjerë. Krejt murin jo, muri me sa duket, vazhdon nga të dyja anët më tej e më tej, sikurse kubeja e pjerrët e majuce atje lart, që shikimi im s ia rrok dot skajet. Porse ndërkaq kjo shtrirje e tejme në të dy anët më bën të kuptoj ose të marr me mend që pas çdo gjase matanë atij që dergjet në të djathtën time dhe atij tjetrit në të mëngjër vijnë rreshta të dergjurish të tjerë të palëvizshëm, si lipsana të balsamosura, rreshta që zgjaten e zgjaten në të dy kahjet, madje gati-gati ninëzoj se u zgjatkan pafundësisht.

Ndërkaq, në pjesën e murit që është e kapshme prej syve të mi, shoh do hije që më shembëllehen si merimanga të stërmëdha, e që paprerazi ndryshojnë trajta, sikundër, përkundrazi, është i njëtrajtshëm dritësimi me burim të padukshëm diku prapa, një dritësim i mekët e i verdhemë, prej të cilit këto hije ngjizen…


Publikuar: 27.05.2008 04:03:57
Lexuar: 133 herė
Fjalėt kyēe: Bashkim, Shehu, parajsa, socialiste, rrathet, ferrit, burg,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Origjina ilirike e Arbėrve Origjina ilirike e Arbėrve
Kontributi  pėr shndėrrimin e Manastirit  nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar Kontributi pėr shndėrrimin e Manastirit nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar
Mesjeta shqiptare, sipas dorėshkrimeve e dokumenteve qė ruhen nė bibliotekat e arkivat kroate Mesjeta shqiptare, sipas dorėshkrimeve e dokumenteve qė ruhen nė bibliotekat e arkivat kroate
Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Kush ishte Salvatore (Totņ) Riina dhe si e mori ai pushtetin Kush ishte Salvatore (Totņ) Riina dhe si e mori ai pushtetin
Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit Amnisti pas burgut, por pa skivaninė e shkrimtarit
Kur ndaheshim nga gratė ruse Kur ndaheshim nga gratė ruse
Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike
Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt
Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė Projekti i Sami Frashėrit pėr zhvillimin e Shqipėrisė
Google Yahoo MSN