Investimet dhe zhvillimi i bujqėsisė nė Maqedoni fiton edhe 12.5 milion euro shtesė nga programi i Komisionit Evropian IPARD.
Vlera e përgjithshme e këtij programit arrin shifrat mbi 30 milion euro. Zv/ ministri i bujqësisë Pero Dimshovski tha se me rritjen e fondit të programit IPARD edhe Qeveria do të rrisë buxhetin për bujqësinë për disa milion euro. Për këtë është themeluar komiteti për monitorimin e financimit të bujqësisë.
"Fondet e përgjithshme nga këto programe që kemi planifikuar të hyjnë në bujqësi si investime direkte me këtë rritje të komisioni evropian pritet të arrijnë vlerën prej 80 milion euro", deklaroi Dimshovski.
Andreja Grajner, përfaqëesuese e Komisionit Evropian, tha se, nga ky komitet Komisioni Evropian pret të realizojë jo vetëm rol formal, por edhe rol strukturor, sepse ky është proces i cili zgjat 3 vite".
Komuniteti i biznesit dhe organizatat e bujqve në Maqedoni theksojnë se këto fonde duhet të arrijnë në bujqit e vërtetë.
"Do të luftojmë që këto fonde të arrijnë te bujqit e vegjël sepse ata kultivojnë mbi 70 % të prodhimit për nevojat e Maqedonisë", u shpreh kryetar i Lidhjes së bujqve të Maqedonisë Veljo Tantarov.
Sipas përfaqësuesve të ministrisë së bujqësisë dhe komisionit evropian këto fonde do të përdoren për zhvillimin e mjediseve rurale në vend, ndërsa pas vitit 2010 atp do të dyfishohen.