Detroit Pistons ka shėnuar fitore bindėse si nikoqir pėrballė Boston Celtics, duke e mposhtur me rezultat 94-75, gjatė ndeshjes sė katėrt finale nė play-offin e Konferencės Lindore, duke barazuar kėshtu nė 2-2 me ndeshje tė fituara.
Pas ndeshjes së tretë të humbur në shtëpi, kësaj here Detroit Pistons erdhi edhe më energjik para publikut të vet, me mbrojtje mjaft fizike që pengoi dyshen e Bostonit, Paul Pierce dhe Kevin Garnett, të gjejnë ritmin e duhur.
Veterani Antonio McDyess kryesoi si koshashënues më i mirë tek Detroit, duke arritur 21 pikë dhe 16 kërcime, derisa Richard Hamilton shtoi 20 pikë dhe Jason Maxiell erdhi nga stoli dhe kontribuoi me 14 pikë.
Pierce dhe Garnett arritën secili nga 16 pikë për Boston Celtics. Ndeshja e pestë do të zhvillohet të mërkurën në Boston.