E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kontrolli i sėmundjeve
Kontrolli i sėmundjeve
Kontrolli i sėmundjeve
Shumė rajone tė botės nuk po shfrytėzojnė progresin e jashtėzakonshėm global nė shėndetėsi, qė u shėnua shekullin e kaluar. Nė tė vėrtetė, miliona vdekje nė vendet e varfra mund tė ishin shmangur me anė tė opsioneve tė parandalimit dhe trajtimit, qė tani i shfrytėzojnė vendet e pasura. Kėtė vit, do tė vdesin dhjetė milionė fėmijė nė vendet me tė ardhura tė ulėta dhe mesatare.

Shumë rajone të botës nuk po shfrytëzojnë progresin e jashtëzakonshëm global në shëndetësi, që u shënua shekullin e kaluar. Në të vërtetë, miliona vdekje në vendet e varfra mund të ishin shmangur me anë të opsioneve të parandalimit dhe trajtimit, që tani i shfrytëzojnë vendet e pasura. Këtë vit, do të vdesin dhjetë milionë fëmijë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Nëse niveli i vdekshmërisë foshnjore do të ishte i tillë në vendet e zhvilluara, kjo shifër do të ishte nën 1 milion. Në të kundërt, nëse niveli i vdekshmërisë foshnjore do të ishte si në vendet e pasura 100 vjet më parë, shifra do të ishte 30 milionë veta.

Ndryshimi kyç, midis asaj që është tani dhe asaj që ishte më parë, ka të bëjë jo me nivelin e të ardhurave, por me dijen teknike për shkaqet e sëmundjes, por dhe me mundësinë e ndërhyrjes për shmangien e sëmundjes ose, të paktën, të simptomave të dëmshme. Mjetet bashkëkohore të përmirësimit të shëndetit janë kaq të fuqishme dhe të lira, saqë kushtet e shëndetit mund të ishin shumë të mira, madje dhe në vendet e varfra, nëse politikëbërësit do të shpenzonin, qoftë dhe relativisht, pak para në sferat e domosdoshme.

Një studim i fundit për Konsensusin e Kopenhagenit identifikoi gjashtë opsione me një raport shumë të mirë cilësi/çmim, që do të mund të zgjidhnin disa nga problemet më të ngutshme të shëndetit në planet.

Investimi më premtues është në mjekimin e tuberkulozit. Afër 90% e 1,6 milion vdekjeve nga tuberkulozi, në vitin 2003, ndodhën në vendet më të ardhura të ulëta dhe mesatare. Meqenëse tuberkulozi prek moshën e aftë për punë, ai mund të jetë shkaku i varfërisë së familjeve.

Guri i themelit të kontrollit është trajtimi në kohë duke përdorur ilaçe të rëndomta, gjë që nuk kërkon sistem të sofistikuar shëndetësor. Duke harxhuar një miliardë dollarë në vit për mjekimin e tuberkulozit, mund të shpëtohen një milionë jetë në vit. Përderisa sistemi i mirë shëndetësor shoqërohet me nivele më të larta të mirëqenies ekonomike kombëtare, më në fund, përfitimet ekonomike arrijnë në 30 miliardë dollarë amerikanë.

Investimi i dytë, ekonomikisht më efektiv, është lufta kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Sëmundja e zemrës, ndoshta, nuk duket problem serioz për vendet e varfra, por paraqet më tepër se çerekun e numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Masat për reduktimin e faktorëve të riskut, me përjashtim të duhanit, - konsumi i lartë i yndyrnave shtazore të ngopura, mbipesha, hiperalkoolizmi, jeta sedentare dhe konsumi i ulët i frutave dhe perimeve - kanë pasur një sukses të vogël.

Ndërkaq, mjekimi i atakeve kardiake akute me ilaçe të lira, është metodë ekomomike dhe efektive. Duke harxhuar 200 milionë dollarë, do të mund të parandalohen disa qindra-mijëra vdekje, me një fitim 25 herë më të lartë se shpenzimet. Opsioni i tretë, është parandalimi dhe mjekimi i malaries. Një miliardë dollarë do të shtonin furnizimin me rrjeta krevatesh të trajtuara me insekticide, si dhe do të lehtësonin sigurimin e një trajtimi me efektivitet të lartë. Kjo do të shpëtonte më tepër se një milionë vdekje fëmijësh dhe do të jepte një fitim ekonomik prej 20 miliardë dollarë. I sapokrijuar, DIPm - Dispozitivi për Ilaçe të Pagueshme - malaria (Affordable Medicines Facility-malaria - AMFm), është në veçanti mekanizëm atraktiv për sigurimin e burimeve të kontrollit mbi malarien.

Alternativa e katërt për politikëbërësit është fokusimi në nisma për shëndetin e fëmijëve. Masat më efektive njihen prej kohësh: zgjerim i vaksinimit, inkurajimi i ushqimit të gjirit, rritja e përdorimit të mjekimeve të thjeshta dhe jo të kushtueshme për diarrenë dhe pneumoninë në fëmijë, sigurimi i një përhapjeje të gjerë të mikroelementeve bazë, gjithashtu përhapja e ilaçeve antiretrovirale dhe e zëvendësuesve të qumështit të gjirit për të parandaluar transmetimin e HIV-it nga nëna te foshnja.

Përhapja e vaksinimit dhe mikroelementeve, ndoshta, janë masat më të domosdoshme. Duke harxhuar një miliardë dollarë për nisma të tilla, do të mund të shpëtoheshin një milionë jetë çdo vit dhe të merrej një fitim ekonomik prej më tepër se 20 miliardë dollarë në vit.

Opsioni tjetër, është reduktimi i numrit të vdekjeve nga duhani. Nisur nga situata e sotme, deri në vitin 2030, duhani do të shkaktojë rreth 10 milionë vdekje në vit. Shumica do të ndodhin në vendet e varfra.

Afër 100 milionë, nga 200 milionë duhanpirës të rinj kinezë dhe afër 40 milionë, nga 100 milionë duhanpirës të rinj indianë, tek e fundit, do të vdesin nga sëmundjet që lidhen me duhanin. Qasja komplekse në kontrollin e duhanit, është një nga qasjet e pakta të provuara për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Veçanërisht, është e efektshme akciza mbi duhanin: rritja 10% e çmimeve, ul me 4-8% konsumin.

Frenimi i përhapjes së HIV/AIDS-it, është opsioni i gjashtë. Për duzina vende të botës, epidemia e SIDA-s kërcënon çdo aspekt të zhvillimit. Por, ka edhe disa lajme të mira: shpejtësia e përhapjes së infeksionit nga HIV-i po ngadalësohet në shumë rajone të Azisë dhe Amerikës Latine, pasojë e rritjes (mjaft të çrregullt) të programeve profilaktike.

Suksesi më i madh në profilaksi, i takon të ashtuquajturës “profilaksi komplekse” (combination prevention), që përfshin rritje thelbësore dhe simulante ndërhyrjesh të shumëfishta, mes të të cilave, shpërndarja e prezervativëve, trajtimi i sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, rrethprerja te burrat dhe shkëmbimi i mendimeve nga pozita të barabarta me prostitutat (në sociologjinë moderne, për këto të fundit përdoret termi “punëtore seksi” - “sex workers”, sikurse në këtë opinion në anglisht - shënim i përkthyesit). Parandalimi i 2 milionë infeksioneve me HIV në vit, do të jetë një masë relativisht e shtrenjtë dhe do të kërkojë afër 2,5 miliardë dollarë, por që do të sjellë një fitim dymbëdhjetë herë më të madh. Ndryshimet, të cilat rekomandojmë, synojnë zgjidhjen e problemeve konkrete për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor. Por ka një përjashtim të rëndësishëm: forcimi i kapacitetit kirurgjikal, veçanërisht në spitalet vendore, do të ndihmonte ekonomikisht (dhe shpesh më efektivitet të lartë) në luftën me gjendjet abdominale. Investimet në zhvillimin e kirurgjisë, që duhej të fillonin më kohë, do të sillnin një fitim të madh. Madje nëse shpenzimet për këto nisma do të ishin dy ose tri herë më të larta sesa i përllogaritëm, këto përpjekje gjithsesi do të paraqisnin mundësitë magjepsëse për reduktimin e pabarazisë në shëndetësi dhe do t’i sillnin botës dobi.

Artikulli ka për bashkautor Bjorn Lomborg - Din Xhejmison (Dean T.Jamison) është ekonomist dhe profesor në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Kalifornisë, San-Francisko, dhe profesor i jashtëm pranë Universitetit të Harvardit. Bjorn Lomborg (Bjørn Lomborg) është kryetar i Qendrës së Konsensusit të Kopenhagenit dhe profesor në Shkollën e Biznesit në Kopenhagen.

Përktheu : Vladimir Mustaqi


Publikuar: 28.05.2008 02:25:30
Lexuar: 67 herė
Fjalėt kyēe: Kontrolli, semundjeve, rajone, botes, vdesin, femije,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Tre revolucionet Tre revolucionet
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia? Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Kėshtu formohen mėsuesit? Kėshtu formohen mėsuesit?
Rusia e kaperceu kufirin Rusia e kaperceu kufirin
Survejim e ndėshkim Survejim e ndėshkim
Cila ėshtė paga e dinjitetshme? Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Rinia nė Kosovė dhe perspektiva e saj Rinia nė Kosovė dhe perspektiva e saj
Google Yahoo MSN