Njė gabim nga mbrojtėsit e kombėtares kuqezi, i kushtoi Shqipėrisė me humbje minimale nė ndeshjen miqėsore ndaj Polonisė, tė luajtur nė Reutlingen tė Gjermanisė.
Polakët arritën të kalojnë në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes me anë të kapitenit Zurawski, pas një reagimi të dobët të mbrojtësit kosovar Armend Dallku, si dhe të portierit Isli Hidi.
Shqipëria u mundua të aplikonte një lojë më sulmuese, ashtu siç edhe pati premtuar trajneri holandez, përmes Hamdi Salihit dhe Erjon Bogdanit në pjesë të parë, e edhe Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës në pjesë të dytë, por dështoi tërrësisht në realizimin e këtij objektivi.
Për trajnerin Arie Haan, kjo është ndeshja e parë zyrtare me një kombëtare, të cilën ai e filloi kështu me humbje.