Trajneri i Real Madridit, Berndt Schuster, nuk do ti shesė Mahamadou Diarran dhe Julio Baptistan.
Edhe pse spekulohej se Diarra dhe Baptista janë në listën e futbollistëve të cilët do të largohen nga Klubi Mbretëror, informatat e fundit thonë se Schuster nuk dëshiron ti lëshojë ata.
Sipas AS, Schuster ka biseduar me Predrag Mijatovicin në lidhje me planet e transferimit për afatin kalimtar të verës, dhe janë marrë vesh që futbollisti brazilian dhe Diarra duhet të jenë pjesë e skuadrës madrilene edhe në sezonin e ardhshëm.