Lindi nė Tepelenė mė 1931, nė njė familje me tradita atdhetare. Fillimisht, pėrkrahės dhe pjesėmarrės nė Lėvizjen Antifashiste, qė udhėhiqej prej komunistėve dhe mė vonė kundėrshtar i saj. Mehmeti u arrestua mė 1946-n dhe vuajti nė burgjet komuniste gjithsej 27 vjet. Ka nė dorėshkrim, materiale me interes.
Lindi në Tepelenë më 1931, në një familje me tradita atdhetare. Fillimisht, përkrahës dhe pjesëmarrës në Lëvizjen Antifashiste, që udhëhiqej prej komunistëve dhe më vonë kundërshtar i saj. Mehmeti u arrestua më 1946-n dhe vuajti në burgjet komuniste gjithsej 27 vjet. Ka në dorëshkrim, materiale me interes.
Xhemil Mustafaraj: Njeriu me zemër luani
Ishte nëntori i vitit 1946. Porsa kisha bërë hetuesinë në Tepelenë, nga ish-kryespiuni Xhezo Makashi, (ish-kryetar i Degës së P.B.Tepelenë). Më nisën për në Kalanë e Gjirokastrës, ku do të vazhdoja rihetuesinë. Nga Tepelena më nisën në këmbë, të shoqëruar me tre policë. Koha ishte shumë e keqe (dimri i 1946-s). Të gjitha urat, rrugët dhe çdo gjë i kishte prishur dhe rrëmbyer shiu. Isha 15 vjeç. Nata na zuri te Hani i Subashit. Policët këtu më hipën në një makinë ushtarake dhe më zbritën te Sheshi i Çerçizit. Isha bërë qull nga shiu dhe kisha shumë ftohtë. Policët më çuan në një rajon policie, që ishte afër Kalasë, në verilindje të saj. Më mbyllën në një birucë-hale, që ishte dhe pa dritë. Nuk dija ku të ulesha.
Trupi i lagur dhe të ftohtit po më merrnin shpirtin. Si nuk vdiqa atë natë, ajo ishte një mrekulli e Zotit. Në mëngjes erdhën policët, më morën e më çuan në Gjykatën Ushtarake. Atje na priste prokurori ushtarak, Ago Çela. Agua u dha policëve një shkresë dhe i urdhëroi të më çonin në burgun e tmerrshëm të Kalasë. Më çuan në Kala. Hyrja e saj qe një tunel i gjatë dhe i errët. Çdo gjë atje ulërinte, sadopak të flisje. Më ngjitën në katin e dytë ku ishte burgu si dhe drejtoria e tij. Pasi më rikontrolluan, më futën ndërmjet dy portave të hekurta, të mëdha. Pas një thirrjeje të llahtarshme, erdhi gardiani nga brenda dhe më mori. Ai më çoi në sallën e madhe të 7 penxhereve. Ajo ishte plot e përplot me të burgosur, të ulur përtokë në çimento. Kush kishte vetë ndonjë rrobe-shtresë, rrinte mbi të. Sa tmerr!
Gjithë ato fytyra të vrara dhe të brengosura aty brenda, kishin një shpirt engjëllor, bujar dhe burrëror. M u afruan dhe më pyetën si quhesha dhe nga vija. Pasi mësuan kush isha, lajmëruan tim vëlla, që ishte në një dhomë tjetër, Zenel Beqir Shehun, që ishte i arrestuar qysh në qershorin e vitit 1946. Zeneli kishte dalë në gjyq dhe kishte marrë pafajësinë. Lirimin nga salla e gjyqit as më vonë nuk ia bënë, duke shkelur çdo arsye dhe dispozitë ligjore. Derisa do të vinte data 14.01.1948, që ta ekzekutonin...