E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
Lindi nė qytetin e Gjirokastrės, mė 5 korrik 1935. Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e lindjes, ndėrsa shkollėn e mesme e kreu nė Korēė, ku familja e tij u shpėrngul pas pushkatimit tė babait nga regjimi komunist. Si djalė i njė tė pushkatuari, atij iu ndalua e drejta pėr tė vazhduar studimet e larta.

Lindi në qytetin e Gjirokastrës, më 5 korrik 1935. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Korçë, ku familja e tij u shpërngul pas pushkatimit të babait nga regjimi komunist. Si djalë i një të pushkatuari, atij iu ndalua e drejta për të vazhduar studimet e larta. Vetëm në vitin 1960, vazhdoi Fakultetin e Shkencave Biologjike, pa shkëputje nga puna. Për 30 vjet punoi si korrektor i teksteve shkollore në stabilimentin “Mihal Duri”. Pas përmbysjes së komunizmit ka botuar shumë artikuj dhe tregime në shtypin e kohës.

Takimi para pushkatimit

E mërkurë, 11 qershor 1947. Një oficer i degës së brendshme ia behu te porta e shtëpisë. U tmerruam, por edhe shpresuam: mos vallë erdhi përgjigjja për falje jete babait?! Jo, ai kërkoi një nga pjesëtarët e familjes të shkonte me të. Më takoi mua, atëhere 12 vjeç, të eci pas tij. Babai jetonte orët e agonisë së tmerrshme në qelinë e vdekjes. Ai priste zbatimin e vendimit, dhënë një muaj më parë. Ngjitëm shkallët e gurta dhe, më në fund, arritëm në një si ndarje dhome ku rrinte oficeri i rojes. Pas pak, nga një korridor i ngushtë, tepër i errët, shtyhej drejt meje një qenie e shfytyruar. Shtanga! Ky ishte babai im, Hazbi Puto, dënuar me vdekje nga një gjyq “populli” si agjent i anglo-amerikanëve. Një vit tortura, i kishin ndërruar atij formë e ngjyrë. Në pjesët e dukshme të trupit, pashë gjurmë e shenja plagësh.

Para syve më dolën përsëri ndërresat e gjakosura që merrnin çdo të shtunë. Në këmbë, në vend të këpucëve, mbante një palë nallane.
Në atë mjedis rrëqethës, tepër të frikshëm, ai gjeti kohë e më pyeti për të gjithë. Pa guxuar ta shoh drejt fytyrën e tij të përlotur e buzëshkumbëzuar, me kokë mbështetur në gjoksin e tij, iu përgjigja pyetjeve me gjysma fjalësh. Për një çast e munda veten e i thashë: “Do të vish në shtëpi, mes nesh, nuk ke asnjë faj, ne kemi bërë lutje…” Përgjigja ishte goditëse për mua: “Jo, nuk do t ju shoh m딅 dhe lotët e shpirtit të lënduar lagën shpejt kokën time. Pas 5-7 minutash, papritur, takimin tonë fjalëpak e lotshumë, të dhimbshëm e të përmallshëm, e ndërpreu oficeri i pranishëm.

Krahët e tij më shkëputën me forcë nga trupi i sfilitur i babait. Koha harron e mjegullon shumë fatkeqësi, por jo ato që vrasin shpirtin e mendjen e një fëmije. Duke zbritur shkallët e gurta të kalasë, u përballa me shefin e degës së brendshme (shefin e torturave). Në rrugë eca si munda e ku munda dhe i përlotur arrita në shtëpi. I tronditur dhe i përmalluar, jetoja ende me përqafimet, me erën e trupit të tij dhe, mbi të gjitha, me atë skenë vrasjeje shpirti që jetova...


Publikuar: 28.05.2008 04:55:13
Lexuar: 117 herė
Fjalėt kyēe: Gjirokastres, Arjan, Puro, ndane, rojet, trupi, babait, tim,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Jugosllavia nė panik pėr vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha Jugosllavia nė panik pėr vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha
“Herezitė” e femrave shėronjėse “Herezitė” e femrave shėronjėse
Gazetari qė jeton nė Romė Gazetari qė jeton nė Romė
Propaganda dhe roli i enklavizmit sėrb nė Kosovė Propaganda dhe roli i enklavizmit sėrb nė Kosovė
Kur Kur "Kreshnikėt" luftonin...pėr kullotat
Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu Akademiku qė jetoi dhe krijoi nė mėrgim politik, pasi u lirua nga burgu
Poeti alegorik, gazetari i ndėshkuar pėr agjitacion kundėr pushtetit Poeti alegorik, gazetari i ndėshkuar pėr agjitacion kundėr pushtetit
28 Nėntori - Pavarėsia e Shqipėrisė 28 Nėntori - Pavarėsia e Shqipėrisė
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Abraham Lincoln, ikona e Luftės Civile Abraham Lincoln, ikona e Luftės Civile
Google Yahoo MSN