Lindi nė Tiranė, mė 1958. Nė nėntor tė vitit 1960, nė moshėn dy-vjeēare internohet pėr shkak tė dėnimit politik tė nėnės sė saj, Liri Belishovės. Babai i saj, Maqo Ēomo, u dėnua dhe ridėnua nga regjimi komunist. Njė pjesė tė fėmijėrisė dhe tė adoleshencės Drita e kaloi e internuar nė Kuē tė Vlorės, mė pas nė Progonat tė Kurveleshit.
Lindi në Tiranë, më 1958. Në nëntor të vitit 1960, në moshën dy-vjeçare internohet për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. Babai i saj, Maqo Çomo, u dënua dhe ridënua nga regjimi komunist. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës, më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme, por për arsye të sëmundjes së pashërueshme si dhe të një keqdashjeje politike, u pengua në mbrojtjen e maturës. Sëmundja avancoi dhe, më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në spitalin onkologjik të Tiranës. Në momentet tragjike të ditëve të fundit të jetës nuk iu lejua të kishte pranë as nënën.
PJESË NGA DITARI
E premte, 1.X.76
Të martën u nisëm me gjyshen për të shkuar te babi dhe daja. Gjetëm vetëm dajën. Babin e kishin hequr që andej. Ku është? Nuk na përgjigjen. Askujt s i intereson, nëse ti shqetësohesh. Të gjithë janë të shurdhër. "Nuk përgjigjemi"- të përgjigjen.
Nuk kam për ta harruar atë mbrëmje, kur unë prisja para derës së burgut, në errësirë dhe pak më tej, një grup policësh bisedonin me zë të ulët. Befas më zuri veshi disa fjalë: "arkivoli
më duket se do ta nxjerrin sonte
" Një tmerr i ftohtë më pushtoi tërë trupin, ndjeva të dridhura dhe desh m u zu fryma. "O Zot i madh, vetëm kjo jo, vetëm kjo jo!". Tërë atë ditë nuk kisha nxjerrë pikë loti dhe isha përpjekur të tregohesha sa më e qetë. Që në çastin e parë mendova vetëm një variant: e kanë arrestuar për t i bërë gjyq tjetër.
Gjatë gjithë kohës kisha menduar për këtë dhe gati e kisha harruar që ishte thjesht një supozim imi. Vetëm në atë çast e kuptova se, sado e tmerrshme të jetë diçka, ajo kurrë nuk është absolutisht e tmerrshme; gjithmonë ekziston diçka që mund të jetë edhe më e tmerrshme. Nuk isha e zonja të mendoja për asgjë. Në gjithë qenien time rrihte si çekan vetëm një mendim: "Vetëm të jetë gjallë, vetëm të jetë gjallë, o Zot, vetëm
" Përsëri më përcollën: "Eja nesër në orën 7". U kthyem përsëri me gjyshen në rrugën e errët, duke ecur kuturu, duke u penguar gati në çdo hap dhe pa qenë në gjendje të thoshim asnjë fjalë. Nuk shihja asgjë dhe nuk dëgjoja asgjë, vetëm ai mendimi i tmerrshëm vërtitej në trurin e lodhur