Trajneri i Italisė, Roberto Donadoni, e ka pėrfunduar listėn e 23 lojtarėve tė cilėt do tė jenė pjesė e kombėtares sė Italisė nė Kampionatin Evropian tė Futbollit, Euro 2008, ndėrsa lojtari i pafat ėshtė Riccardo Montolivo, i cili ėshtė pėrjashtuar nga lista finale e trajnerit.
Javën e kaluar Donadoni kishte emëruar listën paraprake prej 24 lojtarëve të cilat do ta përfaqësonin Italinë në Austri dhe Zvicër, me çrast atij i mbetej ta largonte vetëm një lojtar, para se të bënte publik emrat e lojtarëve të cilët do të ishin pjese e skuadrës kombëtare.
Edhe pse mesfushori i Fiorentinës, Montolivo, ishte i favorizuar për të qenë pjesë e skuadrës, mirëpo rikuperimi i dyshes romake Alberto Aquilani dhe Simone Perrotta, si edhe të sulmuesve Fabio Quagliarella dhe Marco Borriello, e ka lënë atë jashtë përfaqësues së Italisë.
Skuadra e Italisë për Euro 2008
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Livorno), Morgan De Sanctis (Sevilla)
Mbrojtës: Cristian Panucci (Roma), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Barzagli (Palermo), Marco Materazzi (Inter), Fabio Grosso (Lyon), Gianluca Zambrotta (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus)
Mesfushorë: Rino Gattuso, Andrea Pirlo, Massimo Ambrosini (Milan), Daniele De Rossi, Simone Perrotta, Alberto Aquilani (Roma), Mauro German Camoranesi (Juventus)
Sulmues: Luca Toni (Bayern Munich), Marco Borriello (Genoa), Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella (Udinese), Alessandro Del Piero (Juventus), Antonio Cassano (Sampdoria)