E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Misioni arkeologjik, gėrmime nė luginėn e Drinos
Misioni arkeologjik, gėrmime nė luginėn e Drinos
Misioni arkeologjik, gėrmime nė luginėn e Drinos
Gjirokastėr-Pasuria arkeologjike dhe trashėgimia kulturore pėrgjatė luginės sė Drinos nė rrethin e Gjirokastrės, vazhdojnė tė pėrbėjnė njė tėrheqje tė veēantė pėr specialistėt e monumenteve tė kulturės, arkeologėt apo grupet e ndryshme tė vizitorėve.

Gjatë ditëve të fundit sitet dhe objektet arkeologjike të kësaj zone kanë tërhequr sërish interesimin e misionit arkeologjik shqiptaro-italian. Përgjatë tri viteve të fundit ky mision ka realizuar një sërë kërkimesh duke arritur të nxjerrë nga thellësitë e nëntokës elementë me vlera të rralla historike dhe studimore ne lidhje me zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor të kësaj zone. “Aktualisht në qendër të punës sonë është përpilimi i hartës dixhitale në lidhje me vendodhjen e siteve arkeologjike përgjatë luginës së Drinos”, thotë profesori i universitetit të Maceratës, Itali, Roberto Perna. Krahas 10-15 siteve të njohura më parë si ai i Adrianopolit, Antigonës, Palokastrës etj, misioni arkeologjik gjatë këtyre ditëve të para të kësaj faze të projektit ka identifikuar edhe rreth 40 site të tjera arkeologjike në zonën e Selckës, Stegopulit, Selos etj. “Në përfundim të verës misioni arkeologjik shqiptaro-italian synon të përgatisë hartën dixhitale në të cilën do të jenë identifikuar rreth 100 site, objekte arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore përgjatë luginës së Drinos”- thotë arkeologu Vladimir Qirjaqi. Ndërkohë sipas arkeologëve italianë bashkëpunim me kolëgët shqiptarë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër dhe universitetit “Eqrem Çabej” ka qenë i frytshëm pasi krahas promovimit të objekteve arkeologjike të njohura apo pak të njohura është bërë edhe identifikimi i siteve dhe objekteve arkeologjike dhe atyre të trashëgimisë kulturore të panjohura më parë. Për specialistët e misionit arkeologjik shqiptaro-italian i rëndësishëm është fakti që në të ardhmen këta elementë të jenë të vizitueshëm duke u vendosur në shërbim të zhvillimit të turizmit kulturor në këtë zonë. Falë pasurisë historike, arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore që mbart, Jugu i Shqipërisë shikohet si një zonë me resurse të rëndësishme për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj dhe zhvillimin e turizmit kulturor.


Publikuar: 29.05.2008 00:07:05
Lexuar: 85 herė
Fjalėt kyēe: Misioni, arkeologjik, gėrmime, luginėn, Drinos,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Kongoli: Ēdo herė qė ndihem i lumtur, ndihem fajtor Kongoli: Ēdo herė qė ndihem i lumtur, ndihem fajtor
Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė
Ftesė pėr  mediat Ftesė pėr mediat
Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta
Premiera krutane nė Apolonia Festival Premiera krutane nė Apolonia Festival
Shkodra pėrkujton 50-vjetorin e Shkodra pėrkujton 50-vjetorin e "Mrikės"
Tiranė-Sot, Dita Botėrore e Librit Tiranė-Sot, Dita Botėrore e Librit
Ngjyrat e tingujve Ngjyrat e tingujve
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Galilei i Petro Zhejit Galilei i Petro Zhejit
Google Yahoo MSN