E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Strucėt
Strucėt
Strucėt
Statusi i ri i Kosovės, nuk do tė thotė kapėrcim i menjėhershme i tėrėsisė sė problemeve nė Kosovė. Tendenca e disa mekanizmave shtetėror pėr tė censuruar, ngulfatur dhe mbuluar gjithēka qė mund tė duket e pakėndshme pėr publikun, argumentohet si e patolerueshme pėr demokracitė nė zhvillim.

Statusi i ri i Kosovës, nuk do të thotë kapërcim i menjëhershme i tërësisë së problemeve në Kosovë. Tendenca e disa mekanizmave shtetëror për të censuruar, ngulfatur dhe mbuluar gjithçka që mund të duket e pakëndshme për publikun, argumentohet si e patolerueshme për demokracitë në zhvillim.

Është e dukshme se institucionet tona qeverisëse, në shumë raste, mundohen të kamuflojnë një realitet inegzistent, duke iu shmangur në tërësi gjendjes ekzistuese në vend. Në momente të caktuara, edhe duke ia mohuar vetës të drejtën, për ta parë realitetin objektivisht.

Shqetësues mbetet fakti se edhe tentimet e partive opozitare, për të reaguar ndaj disa parregullsive në institucionet tona, tejkalohen si zëra të shurdhët, të pa rëndësishëm dhe ka insistime që të pasqyrohen si destruktivë.

Duke mos dashur të besoj se qëllimi është i tillë, por duke ndërtuar bindjen nga refleksionet e veprimeve të institucioneve qeveritare, dukshëm po synohet të futet në kontroll e gjithë jeta shoqërore e politike në Kosovë. Uroj të mos jete tërësisht kështu. Por konsideroj se po krijohet një atmosferë e tillë politike, ku gjithsecili që mund të shfaqë mendimin e tij, dhe të reagoj për probleme të caktuara, cilësohet si i padëshirueshëm dhe dashakeq.

Për më tepër, kjo atmosferë e krijuar, të formon bindjen, se nëse kritikon qeverinë, je kundër shtetit të Kosovës, je kundër ndërtimit të institucioneve të Republikës Sonë dhe për më tepër, je kundër vetvetes.

Arsyet janë të shumta. Kritika nuk pranohet këtu, si vërejtje, që natyrisht jep edhe mundësinë për përmirësim, por ajo shihet si dashakeqe dhe shqetësuese për të ardhmen e vendit. Të mos harrojmë, Qeveria e Kosovës mund të formohet edhe nga subjekte të tjera politike, në të ardhme dhe Republika e Shtetit tonë do të vazhdoj të ekzistoj dhe funksionoj.

Kontrolli i tepruar që vërehet te politikat publike të qeverisë, është shqetësues, sepse si pasojë, po cenohet niveli i transparencës së kësaj qeverie.

Pasqyrohen në vazhdimësi të arriturat dhe projektet e qeverisë, që eventualisht mund të jenë realizuar, duke krijuar përshtypjen se gjithçka po ecën siç duhet dhe vështirësitë për këtë qeveri nuk ekzistojnë!

A mund të numërojmë ndonjë rast, kur Zyrtarë qeveritarë, kanë folur me sinqeritet, për gjendjen e rëndë sociale, duke çmuar durimin e qytetarëve të Kosovës, të pranojnë se gjendja në Mitrovicën e Veriut është pikërisht ajo që nuk e kemi dëshiruar, se sistemi i shëndetësisë në Kosovë është në gjendje kaotike dhe se sovraniteti i Shtetit Tonë po cenohet në vazhdimësi.

Natyrisht, sfidat e shtet-ndërtimit janë të mëdha dhe kërkojnë përkushtim. Por ne, fatkeqësisht, dëgjojmë nga qeveritarët tanë, refrene që reflektojnë përsosmëri qeverisëse, ndërkohë që varfëria dhe gjendja sociale po përkeqësohet në vazhdimësi.

Mediat tentojnë kohë pas kohe të dalin jashtë “karremit” të qeverisë, për të mos pasqyruar vetëm anët pozitive, por shpesh e kanë të pamundur, sepse presioni është i madh. Këtë e dëshmon më së miri rasti, kur një parti opozitare, për çështje të caktuara, largohet nga seanca Parlamentare, në anën tjetër, disa media nuk e komentojnë fare këtë reagim të opozitës, duke e vlerësuar atë si të parëndësishëm.

Secili nga ne do të kishte dashur që demokracia në vendin tonë, të ndërtohej pikërisht kështu si mendojnë dhe veprojnë qeveritarët tanë. Por në asnjë rast, nuk guxon të cenohet e drejta e qytetarëve për informim real, objektiv, mbi zhvillimit e përgjithshme në Kosovë, pa marrë parasysh tendencat e disa mekanizmave shtetëror, për ta bërë të kundërtën.

(Autori është zëdhënës i AKR-së. Ky shkrim shpreh qëndrimin personal te autorit)


Publikuar: 29.05.2008 00:10:17
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Strucet, statusi, Kosoves, kapercim, problemeve,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Rreziku nga ngecja ne njohje Rreziku nga ngecja ne njohje
Dhurata e Irlandės pėr BE-nė Dhurata e Irlandės pėr BE-nė
Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė Turqia, c'mund tė mėsojė prej Shqipėrisė
Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike! Teatri nė njė shoqėri liberal-demokratike!
Amerika Amerika Amerika Amerika
Shqiptaret grinden, Gruevski sundon Shqiptaret grinden, Gruevski sundon
Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė
Sytė e diktaturės Sytė e diktaturės
Themelet e Evropės Themelet e Evropės
Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė! Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!
Google Yahoo MSN