E martė, 2.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Zhvarroset polici i Qafė- Gjashtės, ekzaminohet trupi
Zhvarroset polici i Qafė- Gjashtės, ekzaminohet trupi
Zhvarroset polici i Qafė- Gjashtės, ekzaminohet trupi
Ish-punonjėsi i Policisė sė Shtetit, Gjergji Mehmeti, i vrarė nė trazirat e vitit 1997 ėshtė zhvarrosur dje, pėr t’u pėrcjellė edhe njė tjetėr herė si Dėshmor i Atdheut. Varrimi i dytė i viktimės sė masakrės sė Qafė-Gjashtės do tė kryhet me nderime ushtarake, pasi Policia e Shtetit i ka atribuar titullin e dėshmorit. Ndėrkohė, duke shfrytėzuar rastin e zhvarrimit tė ish-policit Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Gjergji Mehmeti, i vrarë në trazirat e vitit 1997 është zhvarrosur dje, për t’u përcjellë edhe një tjetër herë si Dëshmor i Atdheut. Varrimi i dytë i viktimës së masakrës së Qafë-Gjashtës do të kryhet me nderime ushtarake, pasi Policia e Shtetit i ka atribuar titullin e dëshmorit. Ndërkohë, duke shfrytëzuar rastin e zhvarrimit të ish-policit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një grup pune drejt Tepelenës, për të ekzaminuar për llogari të hetimeve trupin e policit të vrarë në vitin 1997. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmohet se gjatë zhvarrimit të trupit të ish-efektivit të policisë së shtetit ka asistuar edhe prokurori i çështjes, Adnan Xholi, nga hetimet e të cilit janë arrestuar 10 persona në lidhje me këtë ngjarje makabre të vitit 1997.

"Gjatë zhvarrosjes së trupit të Gjergji Mehmetit, ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë konstatuar rreth pesë predha në trupin e viktimës së varrosur në kohën e trazirave nga familjarët e tij, pas tërheqjes së trupit të djegur në makinën me të cilën po udhëtonte Gjergji Mehmeti në drejtim të Sarandës, bashkë me dy kolegët e tij të cilët mbetën të plagosur nga kjo ngjarje"-pohojnë për “Shekullin” burime nga prokuroria. Hetimi për zbardhjen e ngjarjes së 4 marsit të vitit 1997 vazhdon pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila menjëherë pas hapjes së kësaj dosjeje ka arrestuar rreth 10 persona si të dyshuar për ekzekutimin e policit Gjergji Mehmeti dhe rrëmbimit e plagosjes së kolegut të tij, Edi Aliaj.

Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve të deritanishme, prokuroria ka mundur të sigurojë një sërë provash materiale dhe filmike në lidhje me ngjarjen e 4 marsit 1997, të ndodhur në vendin e quajtur Qafë Gjashtë, ku makina e policisë ra në pritë të "rebelëve".


Publikuar: 29.05.2008 00:51:12
Lexuar: 62 herė
Fjalėt kyēe: Punonjesi, policise, Shteit, Gjergji, Mehmeti, trazirat,
  


Lajmet e fundit
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Geti: Mosha e bėn tė veten Geti: Mosha e bėn tė veten
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės



Lajmet te ngajshme
Kosova pas 15 qershorit Kosova pas 15 qershorit
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”? A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet
Ēerek Shteti? Ēerek Shteti?
Kallauzi i pavaresise se Kosoves Kallauzi i pavaresise se Kosoves
Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve
Nje pasaporte per nje jete me te mire Nje pasaporte per nje jete me te mire
Emigrantėt, Emigrantėt, "aksionerė pa pushtet"
Shqipėria e vogėl zhvillohet si tė tjerėt Shqipėria e vogėl zhvillohet si tė tjerėt
Google Yahoo MSN