Ylli i Hollywoodit, George Clooney, dhe e dashura e tij, Sarah Larson, janė ndarė pas pothuajse njė viti bashkėjetese, i ka thėnė njė burim i paidentifikuar revistės "People".
Aktori dhe producenti, George Clooney dy herë është shpallur "mashkulli më seksi në botë", ndërkaq për lidhjen e tij me Larsonin revistat kanë shkruar katër vite me parë. Ata kishin filluar lidhjen e tyre në qershor të vitit 2007.
Revista "People", ka cituar zëdhënësin e aktorit, Stan Rosenfield, i cili ka thënë se nuk dëshiron të komentoj jetën personale të Georget.