Rreth tetė bukuroshe dhe kėngėtare tė estradės kosovare janė mbledhur tok nė njė aksion humanitar tė organizuar nga Rottary Club dhe Oda Ekonomike Amerikane, pėr tė ndihmuar gratė e Krushės se Rahovecit.
Afërdita Paçarada, Diellza Kolgeci, Jehona Sopi, Leonora Jakupi, Mimoza Mustafa, Vesa Luma, Gili dhe Nora Istrefi i janë bashkuar kësaj nisme duke dhënë fustanet e tyre në një ankand që do të organizohet të dielën në hotelin "Grand", në Prishtinë.
Zëdhënësja e këtij evenimenti, Ulpiana Lama, ka thënë se ky është vetëm aktiviteti i parë i saj, pasi që ajo planifikon që aktivitete të këtilla të organizohen edhe në të ardhmen.
Në këtë eveniment janë të ftuar shumica e personaliteteve të jetës publike dhe ekonomike në vend.