Nevzat Haznedarin e njihja si fytyrė qysh mė 1947-n, kur ai, si prokuror ushtarak, ishte bėrė i llahtarshėm nė gjyqet qė zhvilloheshin nė kinema "17 Nėntori" tė Tiranės, ndaj tė ashtuquajturve "grupe armiqėsore". Mė ishin ngulur nė kujtesė koka e tij e madhe si e sllavėve tė vjetėr; trupi i tij i fortė, por pak i kėrrusur; sytė e tij ngjyrė ēeliku, qė ēlironin edhe betonarmenė dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian.
Nevzat Haznedarin e njihja si fytyrë qysh më 1947-n, kur ai, si prokuror ushtarak, ishte bërë i llahtarshëm në gjyqet që zhvilloheshin në kinema 17 Nëntori të Tiranës, ndaj të ashtuquajturve grupe armiqësore. Më ishin ngulur në kujtesë koka e tij e madhe si e sllavëve të vjetër; trupi i tij i fortë, por pak i kërrusur; sytë e tij ngjyrë çeliku, që çlironin edhe betonarmenë dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian. Më kishin thënë se rridhte nga një familje bejlerësh të rrënuar të Leskovikut. Babai i tij, gjatë viteve 30, bridhte kafeneve të Korçës, në gjendje të mjerueshme, derisa vdiq në rrugë dhe e varrosi bashkia. Nevzati në atë kohë vazhdonte Normalen e Elbasanit me bursë shteti.
Në Normale, shokët e thërrisnin me nofkën egërsirë. Literatura e tij e preferuar ishin romanet me tortura. Më 1938, pasi mbaron Normalen e Elbasanit, emërohet mësues në katundin Postenan të Leskovikut. Ish-nxënësit e tij tregojnë se atyre u shpëtonte
kur mësuesi i kërcënonte edhe për gabimet më të vogla. Pasi s bëri dot karrierë në Partinë Fashiste, gjatë periudhës 1939-42, hoqi këmishën e zezë dhe veshi këmishën e kuqe, duke u bërë një nga krerët e lëvizjes komuniste në nënprefekturën e Leskovikut, së bashku me Kiço Kasapin dhe Ali Glinën. Në pranverën e 1943-shit, ai pushkaton në grykën e Postenanit, Gaqo Tashkon së bashku me të birin, Petraqin dhe Petro Tashkon, për të vetmin faj se ishin distancuar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare, kur kishin kuptuar se atë e drejtonte dora e komunistëve.
Në fund të 1944-ës, ekzekutohet Muharrem Rusi, ish-kryetar i bashkisë së Leskovikut, njeri i nderuar dhe i respektuar në të gjithë krahinën. Fill pas vendosjes së diktaturës komuniste, Nevzatit iu caktua detyra e prokurorit ushtarak të Qarkut të Korçës, ku bëhet i famshëm për bëmat dhe gjëmat e tij. Merr pjesë në ekzekutimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit në nëntor të vitit 1946, duke u hedhur, me dorën e tij, litarin në fyt Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Zoti Ali Selenica, jurist, vdekur në burgun e Burrelit, më 1963, gjatë vuajtjes së dënimit me të, më tregonte se në fillim të 1945-s kur ai punonte si avokat në qytetin e Korçës, gjyqi ushtarak komunist, me prokuror Nevzat Haznedarin, jepte çdo ditë në emër të popullit, 10-15 dënime me vdekje. Shumica e të dënuarve ishin intelektualë dhe fshatarë analfabetë, që kishin shkuar me forcat e Ballit...